showbiz

E trishtë/ Këngëtari i njohur gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Ditën e djeshme në mbrëmje, këngëtari koreano-jugor i K-pop-it, Wheesung, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në moshën 43-vjeçare.

Ai u gjet pa ndjenja në banesën e tij nga reaguesit e urgjencës, pasi nëna e tij thirri për ndihmë, raportuan mediat lokale.

Të lidhura

None found

Policia tha për mediat lokale se nuk kishte gjetur shenja dhune, por paralajmëroi se kishte kaluar “një kohë e konsiderueshme” që kur ai vdiq.

“Artisti Wheesung na ka lënë”, konfirmoi të martën agjencia e tij e menaxhimit Tajoy Entertainment, duke e përshkruar stafin dhe kolegët e tyre si “në pikëllim të thellë”.

Wheesung, i cili kishte një varg hitesh në Korenë e Jugut, duke përfshirë një kopertinë të njohur të yllit britanik Craig David’s Insomnia, ishte planifikuar të performonte së bashku me këngëtaren KCM në qytetin juglindor të Daegu këtë fundjavë.

Në mesazhin e tij të fundit në rrjetet sociale, Ëheesung njoftoi koncertin e ardhshëm dhe shkroi: “Humbja në peshë përfundoi. Shihemi më 15 mars.”

Që nga debutimi i tij si këngëtar në vitin 2002, Wheesung ishte popullor në Korenë e Jugut me këngë të shumta hit, dhe u vlerësua mirë për performancat e tij shpirtërore.

Por karriera e tij muzikore mori një goditje në vitin 2021, kur ai u dënua me burg për përdorimin e propofolit, një anestetik i fuqishëm që shkaktoi edhe vdekjen e Michael Jackson.

të fundit

Waymo zgjerohet në Mynih: automjetet autonome synojnë të rrisin sigurinë në rrugët evropiane

Ndërsa debati për teknologjinë dhe rregulloret evropiane vazhdon, sektori i automjeteve autonome po shënon zhvillime të rëndësishme në Evropë.Kompania amerikane…

2 minutes ago

Partizani dhe Elbasani përballen me Laçin e Vllazninë, favoritët përcaktohen para startit të javës së dytë

SuperiorePartizani – Laçi dhe Elbasani – Vllaznia janë ndeshjet që do të hapin javën e 2-të në Abissent Superiore, ora…

2 minutes ago

SHBA-ja shkatërron një anije të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, pa viktima për herë të parë

Ushtria amerikane ka shkatërruar një anije që, sipas saj, përdorej nga trafikantët e drogës për furnizim me karburant në Paqësorin…

8 minutes ago

Haakon VIII në fronin e Norvegjisë: Historia e dashurisë që sfidoi kurorën dhe skandalet që rëndojnë mbi familjen

Një kapitull i ri ka nisur për monarkinë norvegjeze, pas marrjes së fronit nga Haakon VIII. Ai pason babain e…

8 minutes ago

U la në burg nga GJKKO pas arrestimit, Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit

Ergys Agasi, do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la…

20 minutes ago

Trump: SHBA siguron kontrollin e shumicës së 65 miliardë fuçive të rezervave naftëmbajtëse të Venezuelës

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje të re për naftën me Venezuelën,…

26 minutes ago