Këngëtarja e njohur braziliane Dani Li, ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare nga komplikacionet e një kirurgjie estetike, duke lënë të shokuar familjarët dhe dashamirësit e saj.
Dani Li, ndërroi jetë të mërkurën duke lënë pas bashkëshortin dhe bijën 7-vjeçare.
Këngëtarja, emri plotë i të cilës ishte Danielle Fonseca Machado, kishte kryer operacionin e komplikuar estetik të premten.
Procedura e saj e reduktimit të dhjamit ishte kryer në bark, në kurriz si dhe për reduktimin e gjokseve, sipas mediave lokale.
Komplikacionet kishin nisur gjatë operacionit në klinikën në Pinhais, Brazil, ç’ka kishte detyruar dërgimin e saj në spitalin e afërt të Curitiba.
Shkaku i sakte i vdekjes nuk eshte publikuar.
Bashkëshorti i saj Marcelo Mira, tha për mediat: “Trupi i saj do silet në Macapá. Ne jemi të gjithë të tronditur nga kjo. Varrimi do të bëhet të shtunën”.
Këngëtarja ishte e njohur në Brazil me këngën ‘Eu sou da Amazônia’ (Jam nga Amazona).
Ajo kishte lindur në Afuá pranë xhunglës së Amazonës dhe kishte nisur të këndonte që prej moshës së vogël.
Pasi fitoi një konkurs talentesh në qytetin e saj, ajo ishte vendosur në Macapá, ku nisi rrymën e veçantë muzikore braziliane ‘brega’ – me grupin ‘Banda Sensação’.
Në vitin 2008, ajo u njoh poetin Osmar Júnior, që u bë producenti saj dhe e bëri të famshme.
Këngën e fundit e ndjera e publikoi dy muaj më parë.
Sipas raportimeve, ajo kishte paguar rreth 5000 dollarë për operacionin, ndërsa policia tha se ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të tragjedisë.
Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së…
Në përvjetorin e 15-të të krimit shtetëror të 21 janarit, kryeministri Rama tha se mbetet një përvjetor i trishtë dhe…
Një zjarr përfshiu në orët e vona të natës një lokal pranë urës së Dajlanit në Durrës. Lokali nuk ishte…
Kryeministri Edi Rama tha në podcastin “Flasim” se ftesa për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes u mirëprit, u…
Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01)…
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht masat e ndërmarra pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike. Sipas autoriteteve janë arrestuar…