showbiz

E trishtë/ Aktorja e madhe Tinka Kurti përfundon në shtëpinë e të moshuarve, mesazh për Laert Vasilin: Kam mall, mos më harro kurrë…

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Laerti u surprizua nga aktorja e madhe, Tinka Kurti dhe nga aktori Helidon Fino.

Në rrëfimin e tij të jetës, Laerti tha se idhulli i tij është Tinka Kurti, dhe kjo e fundit i dha mesazhin që të ecë përpara. Aktorja e dha mesazhin teksa ndodhej në shtëpinë e të moshuarve.

Të lidhura

None found

Ndër të tjera tha; “Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm.

Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.

Laerti mori vesh dhe lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të ikonës së filmit dhe tetarit shqiptar, Margarita Xhepa, e cila u shua një ditë pasi festoi ditëlindjen e 91-të. “I kanë dhënë kanë shumë këtij kombi, duhet të ishim sjellë më mirë me ta”, u shpreh banori i BBV.

Po ashtu Laerti u surprizua nga aktorët e ‘Portokalli’-së, Ermir Hoxhaj, i cili imiton banorin dhe Irgen Çela, i cili imiton nënën e Laertit, zonjën Rebeka Vasili.

Surpriza e aktorëve solli të qeshura te Laertit dhe te banorët e tjerë.

Sakaq, Laerti ka rrëfyer detaje tronditëse nga jeta e tij, teksa zbuloi se është abuzuar nga fqinji i tij në moshën 9-vjeçare.

Laerti ka treguar gjithashtu, se ka pasur varësi nga alkooli.

“Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë nëntë vjeç që abuzohej nga komshiu i tij. Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha. E kam mbajtur këtë për vete. Kur u transferuam në Sarandë isha shumë i lumtur, po ikja nga Tirana.

Tinka Kurtin e kam pasur idhull. Nuk kam qenë një djal i mirë, kam pasur për një kohë të gjatë varësi nga alkooli. Uroj që im atë të më fali, nuk e bëra dot gjysh. Nëna ka qenë forcë kur babai ndërroi jetë. ky është Big-u im, drejt faljes, për ta bërë Laertin njeri”, ishte ky një pjesë e rrëfimit të aktorit.

të fundit

Socialist MP Sara Mila appears at SPAK (VIDEO)

Paraditen e kësaj të mërkure, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…

6 minutes ago

Belind Këlliçi: The majority is blocking the opposition’s initiatives; Parliament must not serve as an antechamber for the Socialist Party

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po…

6 minutes ago

Mother and daughter injured in accident near the Krraba Tunnel

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…

6 minutes ago

Investigative commission into the killing of Arlinda Zekaj postpones meeting until 12:00

Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai…

7 minutes ago

National Bank expands options for salaries and contributions through ALTA Bank

"Banka Popullore vazhdon të lehtësojë gradualisht kushtet për klientët e "ALTA Banka" AD Manastir. Ndryshimi i fundit i Vendimit Administrativ…

7 minutes ago

Filipçe: Pensioners should explain why they are allowed to withdraw only 10,000 denars from their savings

“Si do t’ua shpjegoni tani pensionistëve që presin në radhë para Alta Bankës në Manastir? Apo se mund të marrin…

7 minutes ago