Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli dhe Jozefin Marku, janë ndër personazhet me raportin më të komentuar të këtij edicioni. Një raport që po vazhdon të komentohet ende, po aq sa kur ishin brenda shtëpisë së famshme.
Megjithatë, raporti i tyre duket se përjetoi një ‘krizë’ pas incidentit të paprecedentë të shkaktuar nga Jozi kundrejt Gjestit. Lidhur me këtë, Valbona bëri një reagim të qartë në Instagram duke i dalë kundër Jozit, dhe në mbështetje absolute të Gjestit.
Sigurisht që ky reagim i saj ka shkaktuar edhe reagime në rrjet, me ndjekësit që pyesin nëse raporti miqësor mes tyre ka marrë fund.
Në dalje të fundit, ish-banorja ka reaguar, duke iu kthyer edhe një herë incidentit dhe qëndrimit të saj, për të cilin thotë se nuk pendohet. Më tej, ajo sqaron se nuk kanë pasur kontakt që prej ngjarjes së fundit.
“Valbona kjo është, rrezikon për miqtë e saj deri në pikën e fundit. Absolutisht nuk pendohem për asnjë gjë që kam bërë në shtëpinë e “Big Brother”, ajo është një përgjegjësi personale e Jozit, diçka që unë kam reaguar dhe e kam dënuar. Unë di që Jozi është mirë, gëzon shëndet të mirë, por nuk është se ne kemi patur ndonjë kontakt.”, tha Valbona.
Kujtojmë se Valbona dhe Jozi ishin mjaft të lidhur gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së “BBV”. Gjatë një prime në fillimet e reality show-t, ajo theu kutinë e emergjencës ku e riktheu Jozin sërish në shtëpi, duke i dhënë një mundësi të dytë.
Mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren në Bulqizë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas një takimi…
“Big Brother Vip Albania 4”, mbylli me një sukses të jashtëzakonshëm këtë cikël, ndërsa banorët që shkuan në gjysmë finale…
Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili, është zgjidhur Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH. Eni Vasili, u zgjodh nga votimi…
Këtë të premte rreth orës 10:15, një aksident i rëndë ka ndodhur në Tunelin e Kalimashit, ku dy automjete, një…
Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit. Sipas…
Në një intervistë në emisionin “ABC e Mëngjesit”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka folur rreth atentatit në Lundër, ku…