showbiz

E tradhëtoi me shoqen e saj të ngushtë? Çfarë po ndodh mes Selena Gomez dhe Benny Blanco?

Prej muajsh, marrëdhënia mes Selena Gomez dhe producentit muzikor Benny Blanco ka qenë në vëmendjen e publikut, që prej konfirmimit të lidhjes së tyre në vitin 2023 dhe fejesës në dhjetor 2024. Por së fundmi, fansat kanë filluar të dyshojnë se diçka po shkon keq mes çiftit.

Spekulimet nisën pas një videoje të publikuar në TikTok, ku Benny Blanco shihet në një restorant me një grua, që fansat mendojnë se është Theresa Marie – një prej shoqeve më të ngushta të Selenës. Në video, një fans i afrohet Blanco-s dhe këndon një pjesë të këngës “Same Old Love” të Selenës, duke i kërkuar leje të performojë në dasmën e tyre. Blanco duket i hutuar, ndërsa gruaja përballë tij qesh – dhe ndjekësit besojnë se ajo është pikërisht Theresa Marie.

Pas kësaj, fansat vunë re se Selena e kishte hequr nga lista e ndjekësve në Instagram Theresa-n, ndonëse kjo e fundit ende e ndjek këngëtaren. Dyshimet u shtuan kur në rrjet u përhapën thashetheme se Blanco mund të jetë abonuar në llogarinë OnlyFans të Theresa-s.

Sipas një përdoruesi në X (ish-Twitter), që ndau një seri postimesh mbi këtë situatë, dyshimet janë të vërteta. Ai citoi gjithashtu burime që tregonin se Selena ishte parë me shoqet e saj të tjera si Raquelle Stevens dhe Ashley Cook, me aludimin se ishte në një periudhë të vështirë emocionale.

Megjithatë, të tjerë fansa janë skeptikë dhe mendojnë se këto janë vetëm hamendësime. Disa komentues në Reddit e quajtën historinë “të pabesueshme” dhe thanë se mungon çdo provë konkrete. “Kush do ishte aq budalla sa të tradhtonte Selenën?”, pyet dikush.

Në të vërtetë, e vetmja “provë” është një video në TikTok dhe një unfollow në Instagram – të cilat mund të jenë krejtësisht të palidhura. Nuk ka asnjë konfirmim nga Gomez apo Blanco mbi këtë situatë, ndaj për momentin, mbetet vetëm një tjetër teori e rrjeteve sociale.

të fundit

Parlamenti izraelit votoi për aneksimin e Bregut Perëndimor

Parlamenti izraelit, i njohur si Knesset, ka votuar me shumicë prej 71 deputetësh pro aneksimit të Bregut Perëndimor, një territor…

21 minutes ago

Aktivistja e njohur Greta Thunberg proteston në Tiranë: Liri për Palestinën dhe stop gjenocidit!

Aktivistja suedeze me famë ndërkombëtare, Greta Thunberg, protestoi pasditen e kësaj të mërkurë në sheshin “Skënderbej”, për të ngritur “zërin”…

22 minutes ago

“Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar

Jozefin Marku, ish-banor i “Big Brother VIP 4”, ka ndarë detaje rreth projekteve të tij të reja muzikore dhe jetës…

47 minutes ago

SPAK e mori të pandehur, avokatët ndërkombëtarë: Erion Veliaj mohon të gjitha akuzat! Kryebashkiakut të Tiranës po i shkelen të drejtat

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt, kanë reaguar pasi SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke…

1 hour ago

EMRAT/ Shkelje në procedurat e tenderave dhe falsifikim, GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve dhe ish-drejtoresha e ARRSH Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale…

1 hour ago

I jep fund lidhjes me Loredanën, Joz Marku konfirmon lidhjen e re

Joz Marku ditën e sotme ishte i ftuar në një intervistë ku ka konfirmuar lidhjen e tij të re, duke…

2 hours ago