showbiz

E tmerrshme/ Modeli që kishte jetuar gjithë jetën me një veshkë, vdes papritur para transplantit (FOTOT)

Një model ‘bodybuilder’ që kishte lindur me një veshkë ka vdekur në moshën 34 vjeçare teksa priste një organ të përshtatshëm për transplant.

Cristhian Annes kishte jetuar pa probleme deri një vit më parë, kur papritur analizat e gjakut i treguan se shëndeti po i përkeqësohej.

Të lidhura

None found

Prandaj modeli brazilian u vendos në listën e pritjes për transplant disa muaj më parë, teksa raportohej se ishte i 68-ti në radhë.

Më 20 janar ai u dërgua me urgjencë në spital teksa gjendja u përkeqësua, ndërsa tragjikisht ai ndërroi jetë të hënën teksa priste organin e ri.

Arsyet e përkeqësimit të papritur të shëndetit të tij një vit më parë mbeten mister.

Cristhian, i cili punonte si stërvitës personal, ishte me një veshkë që prej lindjes, por nuk kishte pasur asnjë herë probleme shëndetësore, thotë e dashura e tij e vjetër Wanna Teixeira.

Kjo deri në vitin 2022, kur instruktori i bodybuilding, emri i vërtetë i të cilit ishte Hans Christian Dyck Annes, mori lajmin se veshka e tij nuk po funksiononte më siç duhej.

E dashura e tij Wanna thotë se ai kishte fobi nga mjekët por më në fund vendosi të merrte kurat. Annes kishte 42,300 ndjekës në rrjetet sociale të cilët i zbaviste me foto të fizikut të tij të stërvitur si dhe të stileve të stërvitjes me klientët e tij.

Zyrtarët në Paraná, Brazil, ku jetonte Annes thonë se kishte rreth 2000 njerëz në listën e pritjes për një transplant veshke në dhjetor.

Por në janar prej dhjes së përkeqësuar i ndjeri ishte ngritur në radhën e pritjes teksa priste të merrte organin brenda disa javëve, shkruan rrjeti Metro.co.uk

Annes punonte në palestrat e Ponta Grossa dhe ishte diplomuar në stërvitje ‘bodybuilding’ dhe dieta sportive nutricionizmi.

Ai kishte marrë pjesë në kampionate dhe punonte si model. Wanna thotë se ai adhuronte sportet dhe ishte gjithnjë në aktivitet.

të fundit

Serbian Media Distort Demolition of Illegal Villas at Ujman Lake, Portraying It as an Attack on Serbs

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

3 hours ago

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

6 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

6 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

6 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

7 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

7 hours ago