Prej dy ditësh, “Flori Official” është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, i prezantuar nga produksioni si një personazh i njohur i rrjeteve sociale.
Hyrja e tij në format u realizua në mënyrë të veçantë, e ndërtuar si një nga reklamat e tij të shitjeve online, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe banorëve.
Megjithatë, ajo që nuk u përmend në asnjë moment ishte emri dhe mbiemri i tij i vërtetë. Publikut iu servir vetëm nofka “Flori Official”, me të cilën ai njihet në internet, pa asnjë sqarim tjetër mbi identitetin personal.
Sipas raportimeve, emri i vërtetë i tij është Florian Prini, një person i cili rezulton i skeduar nga autoritetet italiane në lidhje me një çështje të rëndë penale.
Mediat në Itali kanë raportuar që në shkurt të vitit 2015 për goditjen e një rrjeti prostitucioni, ku Prini përmendej si një nga personat përgjegjës.
Hetimet kishin nisur më 16 qershor 2014, pas një përleshjeje të dhunshme mes prostitutave, e cila përfundoi me plagosjen me thikë të një gruaje të re.
Gjatë muajve në vijim, policia italiane rindërtoi skemën e funksionimit të rrjetit, duke zbuluar përplasjet mes prostitutave “të pavarura” dhe atyre që menaxhoheshin nga një çift shqiptar.
Karabinierët arrestuan Florian Prinin dhe partneren e tij, Fabiana Hoxhën. Prini ishte rezident i ligjshëm në Itali, ndërsa Hoxha rezultonte e regjistruar si emigrante.
Vendbanimi i tyre në Torre Pedrera ishte identifikuar prej kohësh si një qendër logjistike për aktivitetin e prostitucionit.
Aktualisht, mbetet e paqartë nëse produksioni i Big Brother VIP ka zgjedhur që të mos bëjë publik identitetin e vërtetë të “Flori Official” për shkak të kësaj të shkuare, apo nëse vetë banori ka preferuar të mos e deklarojë historinë e tij personale.
Ditën e sotme, në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese zhvillon seancë lidhur me ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit. Grupi…
Në një intervistë të gjatë me La Gazzetta dello Sport, Demetrio Albertini rishikoi fazat e karrierës së tij, duke zbuluar…
Policia e Shtetit, ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar…
“Ajo është 41 vjeçe dhe ky është fundi i karrierës së saj”, tha Alan Kildow, babai i Lindsey Vonn, në…
Të hënën në mbrëmje, në ndeshjen e javës së 24-ët të Serisë A, Roma mposhti Cagliarin 2-0 në Olimpico. Verdhekuqtë…
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga…