showbiz

“E sheh veten në Big Brother?” Ja si u përgjigj Nevina

Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, ka bërë ditën e sotme një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”.

Pyetjet kanë qenë të shumta, të lidhura me jetën e saj private por edhe atë profesionale.

Shumë fansa kanë qenë kuriozë të dinë se ‘kur do të bëhet mami’ dhe ajo nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje. Por jo vetëm kaq, pasi ka patur ndjekës që donin të dinin nëse Nevina ‘e sheh veten ndonjëherë në Big Brother?’.

Moderatorja është përgjigjur sinqerisht duke thënë se ‘do gënjente nëse do thoshte jo’.

Nevina shton se në një format si “Big Brother” të depërtosh te publiku duhet të jesh 100 për qind vetja dhe të sakrifikosh një copëz të privatësisë’.

“Do isha duke iu gënjyer nëse do thoja jo dhe nuk di nëse ka personazh që është pjesë e botës së medias në një formë apo në një tjetër që nuk e ka çuar nëpër mend ndonjëherë veten si pjesë të Big Brother. Jam shumë kurioze të di se si do të reagoja unë karshi sfidave që të vendos një format i tillë. Nuk është se nuk e kam sprovuar veten në përditshmërinë time me situata nga më të çuditshmet dhe më të vështirat, di që kam nerva të forta.

Megjithatë të jesh pjesë e Big Brother është diçka krejt tjetër nga thjesht të marrësh famë dhe vëmendje, sepse je 24 orë përpara kamerave dhe përballon njerëz që i do dhe nuk do.

Që të arrish dhe të depërtosh te publiku duhet të jesh vetja 100 për qind, që do të thotë të sakrifikosh një copëz të privatësisë. Unë këtë pjesë e kam patur të shenjtë dhe e kam ruajtur me shumë fanatizëm në të gjithë vitet e mia si pjesë e botës së medias dhe nuk e di nëse do të isha aq e suksesshme dhe aq e mirë në një format si Big-u nëse nuk do t’a sakrifikoja këtë pjesë timen”, thotë Nevina Shtylla në një video të postuar në “Instastory”.

Tags: bbvNevina

të fundit

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama publikon pamjet, tavolinën ku ftonte të rinjtë për dialog e quan destinacion turistik

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…

15 minutes ago

Grupi qeveritar për apelimin e aktgjykimit të Hagës zhvillon sot mbledhjen

Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të…

20 minutes ago

Sjelljet që mund të tregojnë se është e vështirë të komunikosh me ju

Disa zakone që na duken krejtësisht të padëmshme mund të ndikojnë në mënyrën si na shohin të tjerët. Dhe shpesh,…

23 minutes ago

Gjetja e një partnereje po bëhet më e vështirë për burrat: Çfarë po i ndërlikon njohjet?

Mundësitë për t’u njohur janë shtuar, por një paradoks i heshtur po i bën lidhjet më të ndërlikuara. Ajo që…

23 minutes ago

Chris Langan, i cilësuar si njeri me IQ deri në 210, përgjigjet nëse beson te Zoti

Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi universin, ofroi një shpjegim që shkon përtej…

24 minutes ago

Emre Belozoglu merr vendim për Vedat Muriqin te Fenerbahce

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Çorum FK, pasi sulmuesi kosovar ka bindur…

30 minutes ago