Andi Artani është një nga djemtë më të komentuar të sezonit të kaluar të “Për’puthen”. Ai mori famë sidomos nga lidhja me Jasminën që bëri bujë të madhe në rrjetet sociale me ulje-ngritjet e shumta. Ndonëse dolën çift nga emisioni, ata u ndanë pak ditë me pas duke bërë deklarata të ndryshme për njëri-tjetrin. E teksa Jasmina ka treguar se ka nisur një lidhje të re, Andi vijon të jetë “single”.
Por, kush nga vajzat e këtij sezoni i pëlqen ish-konkurrentit? I ftuar në “60 sekonda” ai u pyet se me cilën vajzë nga sezoni i ri do të dilte. “Ritvanën se shumë e shkathët dhe Mikelën”, u përgjigj Andi. Ndërsa i pyetur se kush është kopja e tij nga meshkujt këtë sezon ai tha se është problem të jesh kopja e tij.
Së fundmi, Andi është përfolur se do jetë pjesë e “Big Brother VIP”, megjithatë nuk dihet ende sa e vërtetë është kjo pasi ai nuk ka reaguar. Pas “Për’puthen” ai u bë pjesë si prezantues i emisionit veror në “T7” ndërsa për momentin nuk ka zbuluar nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit edhe në sezonin e ri.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndërmarrë vendimin drastik për të pushtuar plotësisht Gazën. Sipas asaj që mediat e huaja…
Nga Enver Robelli Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë.…
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000…
Ministria e Mbrojtjes holandeze njoftoi të hënën se vendi do të dhurojë 500 milionë euro në kuadër të këtij mekanizmi…
Peggy Gou ishte ndër DJ-të më të njohur ndërkombëtarë që performoi para mijëra spektatorëve në edicionin e sivjetëm të Festivalit…
Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë u regjistrua në orën 16:14 në rajonin e Tetovës, 5 kilometra në jug-juglindje të…