Ditën e djeshme një postim i bërë nga Loredana në Instagram la të kuptohej se ajo dhe Mozzik po mendojnë të bëhen sërish prindër. Reperja publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, krahas së cilës shkroi: “Kam nevojë për një bebush të dytë”.
Mirëpo, mesa duket nuk është vetëm “mendim” apo “dëshirë”. Çifti do të bëhen prindër për herë të dytë dhe lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë Loredana.
Ajo ka publikuar në Instastory emojin e një familjeje me dy fëmijë, si për të thënë që familja e tyre po shtohet.
Më tej ajo ka ndarë një foto të Mozzikut pranë Hanës, duke shprehur vlerësimin e madh për të si baba.
“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”, ka shkruar reperja.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë Shqipërinë, ku sipas vlerësimeve konstatohet…
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokuroria e Shtetit ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet…
Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë…
Nën kujdesin dhe vëmendjen e vazhdueshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në Drejtoritë Vendore të…
Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar…
Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u…