showbiz

E pazakontë në Përputhen! Megi Pojanit i vjen letër nga burgu i Peqinit

Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie. Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës. Ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit.

“Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.

Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.

Melankoliku…”

 

Saide dhe Serxho, dy nga konkurrentët e këtij sezoni kanë shkëmbyer së fundmi puthje me njëri-tjetrin, por kjo nuk e ndali Gertin, një tjetër konkurrent të ftonte në një takim katër minutësh Saiden. Gerti shprehu interes për të madje ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë, për t’i treguar Saides se është i vendosur në pëlqimin e tij ndaj saj. Produksioni i serviri konkurrentit tri pije “aspak të shijshme”: sodë, vezë me vaj dhe testikuj me vaj dhe ai guxoi duke i pirë të gjitha. Ama nëse ky veprim i tij ia vlejti për të marrë vëmendjen e Saides, do ta shohim kur konkurrentja të bëjë zgjedhjen e saj për takimin e radhës.

të fundit

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced”…

16 minutes ago

Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës?

Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës? Banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Hygerta, i ka bërë…

23 minutes ago

Cilët nga VIP-at kanë shkëputur marrëdhëniet familjare dhe e kanë pohuar publikisht? Ja disa prej tyre…

Si çdo marrëdhënie tjetër, edhe ajo me familjarët përballet me konflikte, keqkuptime dhe plagë që jo gjithmonë shërohen lehtë. Lidhja…

46 minutes ago

Papunësia në Gjermani në nivelin më të lartë në 12 vjet, Merz: Sinjal alarmi! Rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioritet

Në nivelin 6,6%, përqindja më e lartë e 12 viteve të fundit për muajin janar, arriti papunësia muajin e kaluar…

58 minutes ago

KQZ në Kosovë shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë do të shpallë ditën e nesërme rezultatet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Lajmi…

1 hour ago

Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

Në një ndryshim të rëndësishëm të politikës, ushtria izraelite ka pranuar si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga…

2 hours ago