E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ditën e sotme ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, e cila zbuloi mjaft detaje nga karriera e saj, mëmësia dhe jo vetëm.
E pyetur nga moderatorja në lidhje me pjesëmarrjen e saj në BBV a mendon se është një Kiara tjetër para dhe pas përfundimit të reality show-t?
“Unë nuk është se jam shprehur shumë pas “Big Brother”-it sepse nuk kam dashur. E kam mbyllur atë si kapitull në jetën time. Kam mësuar shumë padiskutim, kam mësuar që jo gjithmonë besohet tek çdo njeri dhe kam larguar pak atë pjesën e naivitetit që ndoshta më karakterizonte. Të besimit për t’i parë gjërat ashtu siç unë doja dhe ashtu siç unë dua që ti kem njerëzit. Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm”.
None found
A është lënduar ose ndjerë keq Kiara nga njerëz të caktuar brenda shtëpisë së BBV?
“Lënduar jo. As zhgënjyer jo sepse ajo dihet që është një eksperiencë që të të fton që të testosh veten tënde dhe të jetosh në shtëpi edhe me njerëz që ti mbase nuk shkon mirë, nuk ju përputhen karakteret.
Tani që e mendoj që ka kaluar kohë nuk më bën përshtypje dhe them që nuk do të kisha ndryshuar asgjë edhe tek vetja ime në mënyrën se si ndodhën ngjarjet. Jam shumë e lumtur që gjithçka ka shkuar mirë”.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…
Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…