Një javë më parë, Sara dhe Geliani, vendosën që të deklaroheshin vetëm për njëri-tjetrin në emisionin “Për’puthen”. Por të gjithë mbetën pa fjalë kur Sara u shfaq në krahët e Atdheut dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
“Shih para se mbrapa jam unë”, shkroi Atdheu përkrah një fotografie me Sarën. “Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.
Ndërkohë me rastin e ditëlindjes së Fation Kuqarit, Sara dhe Atdheu ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Geliani nuk u pa gjëkundi. Madje Sara dhe Atdheu publikuan foto e video në momente romantike, ku shfaqeshin të përqafuar e duke u puthur me njëri-tjetrin.
Siç duket këto zhvillime Geliani nuk i ka pritur mirë dhe ka shpërthyer kundër Sarës përmes një postimi në “Instagram”.
“Ndaloni së foluri budallallëqe për mua dhe atë vajzë, ajo nuk ekziston. Kam jetën time me dinjitet dhe respekt. Të tjerët kanë jetën e tyre. Paqe dhe ju dua të gjithëve!”, shkruan Geliani.
Ai nuk e ndjek më Sarën në “Instagram”, ndërsa Atdheu vazhdon të jetë pjesë e listës së miqve të tij.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…
Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…
Një banesë në lagjen Haxhiraj të Pukës është shkrumbuar totalisht nga flakët ditën e sotme. Për shkak të zonës ku…
Debatet në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP Albania” kanë fillur të bëhen gjithmonë e më të ashpra mes…
Është hapur pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës në Korçë pasi ishte bllokuar prej dy ditësh. Mësohet se është…
Zohran Mamdani, populisti me prirje të majta, u betua zyrtarisht si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut ditën e…