I ftuar në “Pardon my French” të Top Albania Radio, Elgit Doda ka folur për një nga temat më të nxehta të momentit në mediat rozë.
Padyshim që lidhja e Borës me Donaldin ka marrë një tjetër bujë dhe nga këngët e suksesshme të Elgitit, të cilat një pjesë të tekstit e të idesë i ka në bashkëpunim me Donaldin dhe ky i fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri i ka trajtuar si dedikime për Bora Zemanin.
Elgiti u shpreh se nuk dinte gjë për këtë pjesë:
Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan.
Duke folur për këngën “Ku Je”, një tjetër sukses të tijin, Elgiti ndoshta na paratha “planin” e Donaldit, teksa zbuloi se pritet të publikojë një tjetër projekt muzikor brenda datës 14 shkurt.
Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë,- u shpreh kantautori.
Mesditën e sotme, Partia Demokratike, ka caktuar 4 kryetarët e Komisioneve Hetimore Parlamentare që do të drejtojë opozita në Kuvendin…
Një komision i pavarur i Kombeve të Bashkuara thotë se ekzistojnë arsye të forta dhe të faktuara për të besuar…
Bordi i transmetuesit shtetëror spanjoll RTVE ka marrë vendim për t’u tërhequr nga Festivali i Këngës Eurovision 2026 nëse Izraeli…
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të rikthehet sërish në qeli pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme të…
Një bombol gazi ka shpërthyer në rrethana dhe dinamikë që ende janë nën hetim nga policia, ndërsa të plagosur mbetën…
Tom Grennan, këngëtari britanik i njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe tekstet emocionale, ka ndarë një kapitull të…