showbiz

E kujtoni? 30 vite nga vdekja e aktorit të shquar, vrasja e tij mbetet edhe sot mister (FOTO LAJM)

Sot shenohet 30-vjetori i ndarjes nga jeta, e aktorit te mrekullueshem Agim Shuke. Aktori Agim Shuke u vra në mësnyrë misteriozë në vitin 1992.

Shuke ka qenë një artisti i shquar i skenës dhe ekranit duke interpretuar 20 role. Roli i tij i parë ka qenë ai i Dinit në filmin “Oshëtim në bregdet” në vitin 1966. Më tej ka luajtur role të tjerë si rolin e Bashkimit në filmin “Plagë të vjetra” në vitin 1969, rolin e Sandrit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, rolin e komisarit shqiptar të bazës detare në filmin “Ballë për ballë”, rolin e Musait në filmin “Militanti” në vitin 1984 etj. Roli i tij më i fundit ka qenë ai i babait të Anilës në filmin “Një djalë edhe një vajzë” në vitin 1990.

Ai jetoi edhe disa ditë pas atentatit, i dërguar me urgjencë në një spital të Romës, në Itali.

Doli nga koma, por nuk mbijetoi. A e pyeti njeri si ngjau? Si është mundur që shteti ynë prej vitesh nuk ka marrë masa për zbardhjen e këtij krimi? Agim Shuke duhet ta ketë parë ose ditur diçka se kush e vrau.

A u ndoqën pistat e dyshuara të krimit që u publikuan në shtypin e kohës? Pse kaq heshtje, kur dihet që pas vdekjes së tij në vitin 1992 është protestuar me arkivolin në krah para Ministrisë së Rendit për zbulimin e kriminelit?

Agim Shuke nuk i kishte bërë askujt keq në këtë botë. Madje ishte një natyrë e butë dhe mjaft zemërgjerë, punëtor dhe i talentuar. Çfarë kërkonte vrasësi prej tij?!

Policia heshti. Aktorët e kolegët e tij artistë ende janë të habitur. Të mbledhur kohë më parë në Arkivin Qendror të Filmit për të kujtuar karrierën e tij, një aktivitet ku u dhanë fragmente të zgjedhura me role interesante nga filmat e Artistit të Merituar Agim Shuke, nga miqtë, artistë “Shqiptarja.com” mblodhi disa kujtime mbi rrethanat e vrasjes misterioze. Ata nuk mund të hamendësojnë dot asgjë që ka të bëjë me hakmarrjen ndaj këtij personi.

Aktorja Elvira Diamanti, tregoi, kohë më parë, se nuk ishte në Shqipëri, kur ndodhi ngjarja, por e njihte si pedagog dhe si aktor, me të cilin luajti edhe tek “Shi në plazh”. Nga ajo periudhë sjell kujtimet e tij edhe regjisori Saimir Kumbaro.

Ndërsa bashkëqytetari i tij nga Kuçova, Shkëlqim Ago, gazetar lokal, bashkëpunëtor i medias së shkruar në Tiranë, tha se kishte ardhur dje vetëm nga dashuria që ruante për Artistin e Merituar, Agim Shuke.

“Më vjen keq që këtu familja e tij sot mungon, por unë e ndjej veten pjesë të familjes së tij, sepse i kam bërë vullnetarisht një monografi të vogël, prej së cilës më ka mbetur vetëm një kopje”.
Monografia është shitur. Sa shumë interes paska pasur publiku shqiptar për jetën e artistit!

Dhe është pikërisht Shkëlqim Ago ai, që zbardh disa nga enigmat dhe pistat për kërkimin e vrasësit të artistit, ndërsa shteti shqiptar prej vitesh i ka mbyllur dosjet.

të fundit

Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen

Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…

57 minutes ago

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Ndërkohë në…

1 hour ago

Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm,…

2 hours ago

BSH vendos nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive…

2 hours ago

Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë

Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë…

3 hours ago

Madonna feston 67 vjetorin e lindjes në një ngjarje të veçantë në Itali

Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një…

3 hours ago