Categories: showbiz

E gjeni dot? Anxhela Peristeri feston ditëlindjen dhe zbulon moshën

Anxhela Peristeri feston sot ditëlindjen dhe në dallim nga shumë të tjerë ajo e ka zbuluar vetë moshën e saj. Këngëtarja ka ndarë në rrjete sociale foto të një torte që ka ardhur si surprizë për të nga njerëzit e saj më të afërt. Në mes të tortës ishte vendosur logoja e “Eurovisionit” dhe një mikrofon, ndërsa në cep ishte vendosur numri 35, për moshën e saj.

Të lidhura

None found

 

Menjëherë pas publikimit të fotos, Anxhela ka marrë qindra komente nga miq e fansa të saj, të cilët i urojnë ditëlindjen dhe fitoren në “Eurovision”. Ndërkohë në një lidhje telefonike me “Radio Tirana”, këngëtarja ka treguar se e para që e ka uruar për ditëlindjen ishte nëna e saj. Gazetari e ngacmoi më tej nëse kishte marrë urim nga ndonjë person tjetër, por Anxhela nuk zbuloi asgjë.

Ajo tregoi se ka organizuar një festë të vogël me miq të saj, që kanë kaluar Covid-19. Anxhela tha se nuk e mërzisin kurrë ditëlindjet, por përkundrazi është e lumtur që jetoi një vit më shumë.

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Festivali europian do të mbahet në Roterdam në datat 18, 20 dhe 22 maj. Pak ditë më parë ajo publikoi videoklipin zyrtar për këngën “Karma”, i cili ishte punuar me detaje dhe këngëtarja kishte bërë disa ndryshime nga versioni i parë i këngës me të cilën u prezantua në “Festivalin e Këngës”.

të fundit

Qamili paralajmëron transport pa pagesë për studentët e Tetovës

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…

3 minutes ago

Klekovski: Rreth 20 mijë të vaksinuar kundër gripit, pritet blerja e 30 mijë dozave të tjera

26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…

4 minutes ago

Shqipëri–Finlandë, publikohen formacionet zyrtare; “Kuq e Zinjtë” kërkojnë vetëm fitoren

Kombëtarja e Shqipërsë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë vetëm për fitore…

12 minutes ago

Rrëzohet helikopteri ushtarak S-70 në Malatja të Turqisë, vdesin katër ushtarakë

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në Turqi, ku një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në provincën…

17 minutes ago

Trump paralajmëron Meksikën: Tarifat do të dyfishohen nëse karvani i emigrantëve nuk ndalet

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me masa të reja ekonomike ndaj Meksikës, duke paralajmëruar dyfishimin e tarifave tregtare nëse…

17 minutes ago

Public Revenue Office publishes debtor list: 5,200 citizens and companies owe more than 14 billion denars

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar listën e fundit të debitorëve të nëntorit, e cila përfshin një total…

26 minutes ago