showbiz

E ftoi vetë në dasmë, Jennifer Lawrence tregon se përse i kërkoi Robert de Niros të largohej nga festa e saj

Jennifer Lawrence i kërkoi Robert De Niros të largohej nga dasma e saj me Cooke Maroney pasi ajo mendoi se kushtet nuk ishin aq të mira.

Gjatë bisedës në tapetin e kuq me “E! News” në çmimet Golden Globe 2024, aktorja zbuloi se dasma e saj u bë super “stresuese” dhe ajo filloi të shqetësohej për të ftuarit e saj.

“Është kaq stresuese,” kujton ajo. “Në dasmën tënde nuk argëtohesh, ti thjsht mendon: A po argëtohet ky apo ai person?”

“Nuk do ta harroj kurrë, po shqetësohesha për të ftuarit që kishin ftohtë”, zbuloi ajo. “Dhe të gjithë miqtë e mi po gënjenin duke thënë: “Askush nuk ka ftohtë, askush nuk ka ftohtë, gjithçka është në rregull, gjithçka është në rregull”.

Lawrence dhe Maroney mbajtën një dasmë për 150 të ftuarit e tyre në Belcourt të Newport, një rezidencë e bukur dhe luksoze në Rhode Island. Lista e të ftuarve përfshinte Adele, Amy Schumer, Kris Jenner, Emma Stone, Ashley Olsen, Nicole Richie, Joel Madden, Cameron Diaz, Sienna Miller dhe De Niro, 80, me të cilët ajo luajti në vitin 2012 në “Silver Linings Playbook”. , “American Hustle” i vitit 2013 dhe “Joy” i vitit 2015.

Jennifer filloi të shqetësohej veçanërisht për mirëqenien e De Niros gjatë darkës së saj.

“Pashë Robert që nuk njihte njeri dhe po ecte vërdallë dhe menjëherë mendova: “Jo, kjo s’është ajo që ai do të bëjë. S’e dua këtu. Shkova pranë tij dhe i pëshpërita: “Shko në shtëpi”. Ai ishte i sjellshëm, foli me prindërit e mi, por unë i thashë: “Shko”. Pas largimit të tij, ajo “me të vërtetë” u ndje “më mirë”.

Lawrence dhe Maroney, të cilët janë të lidhur që nga qershori 2018, u fejuan në shkurt të 2019-ës.

të fundit

PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Në seancën plenare të sotme në Kuvend, Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin për ndryshimet në përbërjen…

1 minute ago

Deklarata e Rogertit, familjarët e Stenaldos reagojnë të indinjuar: T’i thuash dikujt “Zoti të ka ndëshkuar kështu”, është çnjerëzore

Familjarët e Stenaldos kanë reaguar në lidhje me deklaratën që bëri Rogerti ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother…

33 minutes ago

PZAP miraton aneksën e Listës Serbe për vendimin e KQZ-së: Është në kundërshtim me dispozitat ligjore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të…

53 minutes ago

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

Debati i zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të forta jashtë saj, pas një…

1 hour ago

“Të ka dënuar Zoti”, Ofendimi i Rogertit trondit shoqërinë, Shoqata e Personave me Aftësi Ndryshe: Të përjashtohet urgjent!

Pas përplasjes midis Stenaldos dhe Rogertit, ku ky i fundit ka degraduar gjatë debatit duke i thënë "Ty të ka…

1 hour ago

“Do ta votoja me shumë kënaqësi…”/ Balla: Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç është domosdoshmëri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se të rinjtë dhe fëmijët janë grupi më i ekspozuar…

2 hours ago