showbiz

E ëma po lufton me sëmundjen e rëndë, Beatrix Ramosaj ndan sfidën e jetës me ndjekësit: Ti do ia dalësh ma (FOTO)

Përmes një reagimi të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka ndarë publikisht një nga sfidat më të vështira të jetës së saj, luftën me kancerin. Ajo ka ndarë me ndjekësit luftën që po kalon nëna  e saj Antigona Ramosaj, e cila po Lufton me sëmundjen e rëndë.

Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares së njohur bëri të ditur se ka përfunduar kimioterapinë e parë, duke rrëfyer se ndonëse ndihet e lodhur fizikisht, zemra e saj është plot falënderim dhe dashuri për mbështetjen e marrë.

“Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime”, shkruan Antigona, duke falenderuar miqtë, familjarët dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mesazhe, lutje dhe fjalë inkurajuese.

Ajo thekson se arsyeja e vetme pse ka zgjedhur ta bëjë publike këtë përvojë, është për të ndërgjegjësuar vajzat dhe gratë që të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore, edhe kur shqetësimet duken të vogla.

Reagimi i saj u shoqërua menjëherë me fjalë shumë prekëse nga vajza e saj, Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja e përshkroi nënën si forcën dhe heroinën e jetës së saj, duke theksuar qëndrueshmërinë e saj shpirtërore edhe në momentet më të vështira.

“Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë”, shkruan Beatrix, duke shtuar se forca e nënës së saj është më e madhe se çdo stuhi.

Reagimi i plotë i Beatrix Ramosaj:

“Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë”.

 

 

të fundit

Video e Stenaldos duke i dhënë makinës bëri xhiron e rrjetit, reagon tezja e banorit: Është bërë para 5 vitesh, ka qejf adrenalinën

Një video e banorit të Big Brother VIP Albania, Stenaldos, është bërë virale, pasi shihet duke duke i dhënë makinës…

5 minutes ago

Konferenca e Sigurisë në Mynih, mijëra mblidhen në protestë kundër regjimit të Iranit/ Udhëheqësja e opozitës: Po ecim në rrugën e revolucionit demokratik!

Ndërsa sot hapi punimet Konferenca e Sigurisë së Mynihut (MSC), mijëra mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit…

18 minutes ago

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, automjeti përmbyset në mes të rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas, ku një automjet është përmbysur në afërsi të urës…

46 minutes ago

Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Kuvendi i Kosovës i ka ratifikuar të premten marrëveshjet e vendit me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, në vlerë të…

1 hour ago

Shpërthimi i fruthit nëpër kopshte/ Reagon zyrtarisht Instituti i Shëndetit Publik

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas lajmeve se është në kopshetet e fëmijëve ka shpërthyer fruthi. Përmes një deklarate…

1 hour ago

U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

Pas ekstradimit nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion…

2 hours ago