showbiz

E akuzoi se i ka shkruar të dashurit të saj, Sara nuk përmbahet ndaj Xhenetës: Ka ndodhur dhe një përballje fizike

Modelja Sara Gjoka ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj private, personazhet VIP të cilët kanë flirtuar me të.

Por jo vetëm kaq, pasi Sara është ndalur edhe te sherri që bëri shumë bujë mes saj dhe Xheneta Fetahut.

Të lidhura

None found

Gjatë rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, të dielën e kaluar, Xheneta e akuzoi Sarën se ka komunikuar me një djalë, gjatë kohës kur ky i fundit ishte në një njohje me të.

Modelja e mohoi këtë akuzë të Xhenetës, e më pas diskutimi mes dy vajzave vijoi me tone të larta.

Pjesë nga intervista:

Por si është e vërteta sipas Sarës?

Xheneta tha që ka qenë te pishina me atë djalin dhe i kam shkruar unë. Në pishinë ka ndodhur përballja ime me Xhenetën. Ka qenë një djalë që më ka shkruar mua, ishte ai i pari. Do theksoja që nuk ka asgjë të keqe në këtë tematikën që ‘i ke shkruar vetë e para’, që e përdori ajo. Doja ta cekja meqë po flasim tani haptazi, sepse tha që i kam shkruar unë e para. Edhe nëse do të kishte ndodhur nuk ka asgjë të keqe, për gocat që mund ta bëjnë si gjë, pavarësisht se nuk më ka ndodhur rasti që të kem nevojë që t’i shkruaj vetë dikujt e para.

E dyta, në momentin që dikush më shkruan i pari, unë nuk jam fallxhore, nuk lexoj letra që të di se me kë flet ai person. Jetojmë në një vend të vogël ku 80% e njerëzve njihen me njëri-tjetrin. Jemi njerëz që dalim, që frekuentojmë të njëjtat vende, Tirana kaq është. Dhe nëse do të ishte ky problemi, i bie që ajo do të ketë folur me 90% të djemve. I bie që me 90% të djemve ne nuk duhet të frekuentohemi, nuk duhet të dalim?

Xheneta ka thënë që ajo ka qenë me të në pishinë dhe ti i ke shkruajtur atij…

Jo, në pishinë ka ndodhur përballja ime me Xhenetën, sepse ajo më ka parë me të. Mirëpo ka ndodhur dhe një përballje fizike, jo dhunë, thjesht ishim përballë me njëra-tjetrën. Aty mora vesh revoltimin e saj drejt këtij djalit, sepse u drejtua tek ai. Kërkoi njëherë llogari tek ai, por ai mohoi çdo gjë. Ai e mohoi në syrin tim dhe në syrin e njerëzve që na rrethonin, i tha: “nuk kam punë me ty”. Kjo do të thotë që nuk qëndron aspak problemi tek unë, merru me djalin, a i keni mbyllur apo jo gjërat. Për më tepër që aty u mohua çdo gjë dhe ishte një marrëdhënie e mbyllur. Por mesa duket, disa njerëz jetojnë në disa marrëdhënie imagjinare, virtuale, që nuk e pranojnë ndarjen ose stopimin e komunikimit. Kur dikush ta mohon marrëdhënien dhe ti kërkon llogari, për çfarë po e kërkon? Unë nuk dija asgjë, sepse unë nuk kam pasur një shoqëri me Xhenetën. Unë kam pasur thjesht një njohje nëpërmjet rrjeteve sociale, duke qenë se ne rastiseshim në Top Channel, në kohën kur ajo ishte pjesë e “She’s On Top”. Nuk kemi pasur kurrë një shoqëri që unë të di se çfarë bën ajo me jetën, apo dhe ajo të dijë për mua.

Tags: saraXheneta

të fundit

Çeku diskuton riakreditimin me përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së…

33 seconds ago

VIDEO/ Këngë patriotike dhe flamuj kuqezi, tifozët ndezin atmosferën para ndeshjes

Atmosfera në kampin e tifozëve të Shqipërisë është elektrizuse jo vetëm në stadiumin “Air Albania”, por jashtë impiantit [...]Read More...

10 minutes ago

Gara: Mungesa e të dhënave nga Serbia vështirëson kërkimin e personave të zhdukur

Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë…

11 minutes ago

Situata e sigurisë në Kosovë, në fokus të takimit mes Vergorit dhe ambasadores zvicerane

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në…

12 minutes ago

Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën: statistikat me Vaduzin dhe klubet evropiane që po e ndjekin

Lutfi Dalipi është emri i ri që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Mesfushori ofensiv 20-vjeçar, i cili po kalon…

15 minutes ago

Belgjika përmbys Turqinë dhe merr fitoren

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Turqia, në kuadër të xhiros së pestë për…

15 minutes ago