Fifi kaloi dy ditë në “dhomën e dënimeve” së bashku me 3 banorët e tjerë Palomën, Ilirin dhe Arditin pasi kishin thyer disa rregulla. Më në fund, mbrëmjen e djeshme ata janë ribashkuar me pjesën tjetër të banorëve dhe më të kënaqurit nga kjo kanë qenë Fifi dhe Graniti.
Dyshja janë takur menjëherë me njëri-tjetrin mes përqafimesh e deklaratash të ëmbla. Graniti i tha Fifit se i është dukur shtrati i saj bosh gjatë këtyre ditëve ndërsa i pyetur prej saj se sa e ka marrë malli nga 1-10, ai tha më shumë se 10. Por, nuk mbaron me kaq. Po ashtu, Graniti e ka surprizuar Fifin në mënyrën më të bukur dhe romantike. Ai ka formuar një zemër me trëndafilj e qirinj në shtratin e saj, duke lënë pas fjalë jo vetëm këngëtaren por gjithë banorët.
None found
Fifi dhe Graniti janë komentuar kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe puntatën e së martës ata pranuan se mes tyre po lind diçka, duke përshkruar ndjesitë me fjalët më të ëmbla.
Graniti deklatoi një ditë më parë se Fifi i ishte gjendur pranë në momente trishtimi e mërzie, ndërkohë këngëtarja, nga ana tjetër, tha se e shihte modelin si një “mburojë”.
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të…
“Shqiptarët janë bashkë, por jo kriminelët”, u shpreh një tjetër protestuese gjatë tubimit. Ndërsa një qytetare tjetër theksoi se protesta…
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria, nën dyshimin për kryerjen…
Armando SadikuIsh-sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, në një lidhje live me “Radio Dukagjini”, ka rrëfyer premtimin që i kishte dhënë…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rol në organizimin apo nxitjen e protestave…