showbiz

“Dua të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të lërë shtëpinë e BB: Po më bëhen padrejtësi! Ledjon Liço: Kjo nuk është burrëri!

Banori i Big Brother VIP3, Jetmiri, ka kërkuar të lërë shtëpinë pasi pretendon se po i bëhen padrejtësi.

Jetmir: A mund të dal nga dera e kuqe?

Ledjon: Ti erdhe në program një muaj më parë, dhe në fillim para se të hyje ke thënë që do me shembullin tënd të ndryshosh programin.

Arbër: Dhe ti del lakuriq.

Ledjon: E marrim të mirqenë se Jetmiri është koherent.

Arbër: Edhe edukativ, edhe lakuriq.

Ledjon: Hyre në program se nuk do doje të ishte ky program që është dhe i ke thënë Orit do ta fitoj këtë program me modelin tim. Sot shoh një njëri të dobësuar që sheh se nuk e fiton dot programin në mënyrën tënde thotë do dal nga dera e kuqe.

Jetmiri: Nuk është kështu.

Egla: Po ik ore burr, ik.

Jetmir: Mendja ime mendon se po më bëhen padrejtësi, nuk do doja ta shtjelloja tani. Nëse do bëj betejë me ju, nuk e di nëse e fitoj. Ka mospërputhje të mëdha mes asaj që ndodh dhe asaj që shfaqet. Në momentin që unë dëmtohem, në momentin kur kërkoj ndimë të specializuar dhe më kthehet kundër kjo gjë, do të thotë që njeriu ka një problem. Nëse unë kam problem me veten, do të thotë se nuk mund të shkel me veten. Nuk kam parë një klip me dërrmimet sharjet etiketimet që më bëhen mua. Nuk shoh veten time aty të reflektohet aty, kam të drejtën e botës të krijoj në mendjen time…Kjo nuk është një ndjesi e imja. Unë nuk po shoh standartin dhe kam dyshimet e mia, sa, si dhe pse ju e dini më mirë si ndahet kamera, si ndahet vëmendja.

Ledjona: Ajo që po tregojmë sot, ne heqim dotë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duam. Nëse ti e di që je i fortë jashtë, që njerëzit të mbështesin dhe të duan, ku është problemi.

Jetmir: E vetmja formë që kam është të apeloj te juve në standard. Jam duke qëndruar qëndrime tuajat.

Arbër: Mirë e ka ky, se kur doli lakuriq ky, duhet ta nxjerrim këtu

Jetmir: Unë i pranova ato që mu thanë.

Ledjona: Eglës iu tha që është personi me fjalorin më të rëndë të tre edicioneve, a është qëndrim ky

Jetmir: Është qëndrim, por nuk zgjidh hallin tim . Po kërkoj të vendosni një standard.

Ledjon: Standardi është t’i tregosh publikut, japim klipe dhe kërkojmë sqarime me ju. Krahasimin e bën publiku.

Jetmir: Jetmiri reagon, kam katër netë që përpiqem të fle, ajo gota ishte për të mos u çjerrë.

Ledjon: Qëndrimi yt për tu larguar, më duket frikacakëri, jo burrëri. Sepse një njeri që i futet një gjëje në mes të rrugës për ta ndryshuar atë gjënë, nuk mund ta lërë në mes sepse gjërat nuk i shkojnë siç do ai.

të fundit

Gjoba 5 mln lekë ndaj protestuesve, “The Guardian”: Qeveria shqiptare përpiqet të shtypë tubimet që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Masat e marra nga qeveria shqiptare për të gjobituri protestuesit që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama ka tërhequr vëmendjen…

48 seconds ago

PSG-ja pengon përpjekjet e tre klubeve angleze për transferimin e Désiré Doué

Arsenali, Chelsea dhe Manchester City kanë marrë një lajm të keq në përpjekjet për transferimin e Desire Doues, pasi Paris…

7 minutes ago

Ngërçi pas zgjedhjeve në Izrael: Katër rrugët që mund ta mbajnë Netanyahun në detyrë pas dështimit për shumicën qeverisëse

Zgjedhjet parlamentare në Izrael kanë lënë të hapur rrugën për formimin e qeverisë së re, pasi as kampi i kryeministrit…

8 minutes ago

Mbappe përballet me reagime politike pas deklaratës për Mao Ce Dunin, ndërsa SHBA-ja e mbështet

Kylian Mbappe është përfshirë në një stuhi politike që shkon përtej fushës së futbollit. Deklaratat e tij për ish-liderin kinez…

14 minutes ago

A i dëgjojnë televizorët Samsung tingujt e shtëpisë? Hakeri ngre dyshime për lehje qensh dhe të qara foshnjash

Televizorët inteligjentë mund të mbledhin shumë më tepër informacione për përdoruesit sesa mendohet. Një studiues i pavarur i sigurisë kibernetike…

15 minutes ago

Crackgate” përfshin iPhone Duo: përdoruesit raportojnë çarje, vështirësi në përdorim dhe kthime pas pak ditësh

Telefoni i ri i palosshëm i Apple, iPhone Duo, po përballet me kritika të shumta vetëm pak ditë pas daljes…

15 minutes ago