Categories: showbiz

“Dua Lipa u pagua për reklamimet në Shqipëri!”. Debati me gazetarët, ç’e bashkoi Lipën me Goran Bregoviç?

Kjo verë ka qenë e mbushur plot me ngjarje dhe të reja nga personazhet tona të preferuara të showbiz-it. E konsideruar si vera e bashkëpunimeve muzikore, çdo lajm i bujshëm që dëgjuam në periudhën Qershor-Gusht u diskutuan në studion e ‘Abc e Pasdites’.

Në një panel me gazetarë të fushës, Ermal Peçi foli për ardhjen e Dua Lipës në Shqipëri, një vizitë kjo e komentuar në të gjithë prizmat. Gazetarja Kilda Hysenbegasi zbuloi në program se kjo vizitë e këngëtares ndërkombëtare ishte e paguar, për të promovuar çdo vend ku Dua shkeli.

Të lidhura

None found

“Në momentin që ajo ka taguar një vend apo një biznes, ka qenë e paguar për të reklamuar.” – shprehu Kilda Hysenbegasi.

Ardhja e Dua Lipës në Shqipëri solli dhe shumë zhurmë edhe për çiftin Vula-Hoxha, ku menjëherë pas takimit të Ledrit dhe Sarës me këngëtaren, qarkulluan fjalë se këngëtari shqiptar me divën Dua Lipa dikur kanë qenë të dashur. Sipas gazetarëve, opinioni publik u tregua shumë mizor me partneren aktuale te Ledrit, Sara Hoxha, e cila u bombardua me komente negative të panevojshme.

“Ne kemi vënë re diçka, te Instagrami i Sarës ke komente nga më të ndryshme. Nga biberoni deri te takimi i Ledrit dhe Sarës me Dua Lipën. E çfarë të keqe ka?” – shprehu Ardit Murataj.

Ndërkohë përsa I përket pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë, të tre gazetarët në studio pohuan se ngjarja u zmadhua dhe rezultoi një marketing I mirë për festivalin në fjalë. Nuk munguan tonet e larta për deklaratat online edhe të Noizy apo krahasimet mes suksesit të Lipës e Bregovic, debate që I ndiqni në kanalin tone të Youtube./albeu.com

të fundit

Franco Baresi, legjenda e Milanit që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit

Franco Baresi Franco Baresi mbylli sytë sot përgjithmonë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë…

2 minutes ago

Armend Zemaj: Vendimi i delegatëve duhet pranuar nga të gjithë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas procesit zgjedhor brenda partisë, duke theksuar se vendimi i anëtarësisë duhet të…

9 minutes ago

Çitaku: PDK-ja do të jetë në opozitë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku pas takimit të partive parlamentare me u.d e presidentes, Albulena Haxhiu tha se Partia Demokratike…

9 minutes ago

Joan Garcia premton tatuazh me fytyrën e Flickut nëse Barcelona fiton Ligën e Kampionëve

Portieri i parë i Barcelonës, Joan Garcia, bëri një premtim interesant nëse Blaugranët fitojnë Ligën e Kampionëve në sezonin e…

14 minutes ago

“Portokallia” elektrizon Gjirokastrën, qindra spektatorë në sheshin “Çerçiz Topulli”; më 31 korrik turi mbërrin në Tepelenë

Më të dashurit e publikut, personazhet që çdo të dielë mbajnë të mbërthyer para ekranit mijëra shqiptarë me humorin dhe…

19 minutes ago

Kumanovë, fëmija dyvjeçar helmohet me tretës boje dhe dërgohet për trajtim në Shkup

Policia e Kumanovës ka evidentuar një rast të helmimit të një fëmije me tretës ngjyre, përcjell. Nga MPB thonë se…

22 minutes ago