showbiz

Dua Lipa poston foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar të premten 30-vjetorin e lindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj Callum Turner.

Këngëtarja nga Kosova u shfaq në superformë dhe plot energji. Ajo gjithashtu ndau edhe një mesazh të gjatë, përmes së cilit falënderon familjen, miqtë dhe fansat, të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e jashtëzakonshëm në botën e muzikës.

“Ky vit i fundit rreth diellit ka qenë, pa asnjë dyshim, më i bukuri deri tani. Dhjetë vitet e shkuara kanë qenë një udhëtim i pabesueshëm, shumë më i madh nga çdo ëndërr që kisha bërë ndonjëherë… vitet e mia ’20 ishin thjesht magji. Jo pa sfida apo momente të sikletshme, por të mbushura me më shumë dashuri, gëzim dhe mësime sesa mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam thellësisht mirënjohëse për çdo hap të këtij udhëtimi dhe gjithçka që më ka çuar deri këtu.”-shkruan ajo.

Në mesazhin e saj, Dua Lipa falënderon në veçanti prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, duke theksuar se falë tyre ajo, motra dhe vëllai i saj janë ndjerë gjithmonë të lirë për të ëndërruar pa kufij.

“Për të gjithë ata që kanë qenë në këtë rrugëtim me mua – nga klubet e vogla deri te Wembley Stadium, kudo në botë – faleminderit që e keni lënë muzikën të jetë vendi ku jemi takuar, rritur dhe kemi ndarë kaq shumë nga jeta bashkë. Çdo moment e mbaj me vete dhe kurrë nuk do të ndal së qeni mirënjohëse. Pjesa më e bukur është që e di se ka ende shumë përpara… dhe që do ta përjetojmë krah për krah.”– shton këngëtarja.

Dua Lipa gjithashtu njoftoi se pas pak ditësh rikthehet në turneun e madh me albumin Radical Optimism, që do të përfshijë Kanadanë e SHBA-në deri në fund të vitit. “E dua këtë jetë, e dua këtë udhëtim, dhe nuk e marr kurrë si të mirëqenë asnjë moment të saj. Ja për 30 vitet e ardhshme e më tej… gjithçka bëhet vetëm më e bukur.“-përfundon Dua Lipa postimin e saj.

të fundit

Atletico mposht Realin në derbin e Madridit

Atlético Madrid fitoi derbin. Colchoneros të drejtuar nga Simeone shkatërruan Real Madridin me rezultatin 5-2. Një fitore e nivelit të…

11 minutes ago

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së përfundon vizitën në SHBA me takime në Uashington DC

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, përmbylli vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara…

14 minutes ago

Doli për gjah por u gjet i vrarë në mes të rrugës/ Del foto e biznesmenit italian që u ekzekutua në Tepelenë!

Personi në foto është Edoardo Sarchi, 44-vjeçari italian i cili u gjet i vdekur në vendin e quajtur Dilan mes…

24 minutes ago

Liverpool pëson humbjen e parë, bie edhe Chelsea, fiton City

Java e 6-të e Premier Ligës me siguri do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi Liverpooli pëson humbjen e…

26 minutes ago

Luiz Ejlli i pranishëm në ceremoninë mortore të vëllait të Gjestit

Pasditen e sotme, në fshatin Bllagajë të Pejës u mbajt ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, i…

52 minutes ago

Rusia sulmon infrastrukturën kritike të Ukrainës

Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore duke shënjestruar disa rajone në mbarë Ukrainën, teksa Moska po tenton që të bëjë…

1 hour ago