showbiz

Dua Lipa feston 31-vjetorin, nëna e saj ndan foton e papublikuar më parë nga dasma dhe i bën urimin e veçantë

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka festuar sot 31-vjetorin e lindjes, disa muaj pas martesës së saj me aktorin britanik Callum Turner.

dua lipa me nene e saj

Të lidhura

None found

Mes urimeve të shumta që ka marrë, vëmendje ka tërhequr urimi i nënës së saj, Anesa Lipa, e cila ka zgjedhur ta urojë të bijën duke publikuar një fotografi të papublikuar më parë nga festimet e dasmës së saj në Siçili.

Në fotografi, Dua Lipa shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër argjendi me shkëlqim, çizme deri te gjuri dhe një vello nusërie, ndërsa në duar mban një buqetë me lule të bardha. Pranë saj pozon Anesa Lipa, e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe çizme të zeza.

Nëna e Dua Lipës e ka shoqëruar foton me një mesazh të ndjerë për vajzën e saj, duke shprehur krenarinë për njeriun që është bërë dhe për gjithçka që ka arritur.

“Jam kaq krenare për atë që je dhe për gjithçka që ke arritur të bëhesh. Uroj që jeta të të kthejë gjithë dashurinë, mirësinë dhe lumturinë që ti dhuron”, shkroi Anesa.

Ajo i uroi së bijës një kapitull të ri plot momente të paharrueshme dhe arsye për të buzëqeshur, duke e mbyllur mesazhin në gjuhën shqipe; “Të dua pafund”.

të fundit

Kushti i Atletico Madridit që pengoi transferimin e Julian Alvarez te Barcelona

Sipas Diario AS, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, kishte vendosur 20 qershorin si afat të prerë…

12 seconds ago

Horoskopi 23 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Marrëdhënia ne çift do lere për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me…

5 minutes ago

Përhapet me shpejtësi zjarri në Malin e Çikës, flakët avancojnë pranë Dhërmiut

Një zjarr me përmasa të mëdha është duke u përhapur në Malin e Çikës, teksa raportohet se po i afrohet…

12 minutes ago

Real Madridi mposht Espanyolin në transfertë dhe siguron fitoren e parë në La Liga

Real Madridi ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të La Ligës, pasi triumfoi 2-1 ndaj Espanyolit në…

18 minutes ago

Divjakë Continues Protest for 23 Days: Administrative Merger with Lushnjë Opposed

Prej 23 ditësh, qytetarët e Divjakës vijojnë protestën kundër projektit të Partisë Socialiste për reformën administrative-territoriale, duke kundërshtuar përfshirjen e…

27 minutes ago

Fire breaks out in American Airlines cabin, pilot requests flight to be terminated

Një fluturim i American Airlines u ndërpre pasi një laptop i një pasagjeri u përfshi nga flakët në kabinën e…

28 minutes ago