showbiz

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri të pandashëm, fotografohen në një shëtitje mëngjesi në Los Angeles

Dua Lipa u pa me të dashurin e saj aktor, Callum Turner, pasi ndanë një mëngjes romantik në Los Angeles të premten në mëngjes.

Këngëtarja shqiptare-britanike dhe i dashuri i saj ishin të pandashëm ndërsa aktori 34-vjeçar nuk mund të ndahej nga ajo ndërsa ata shëtitnin nëpër qytet, shkruan DailyMail.

Të lidhura

None found

Ajo u pa e veshur me një xhaketë të markës “Gucci” në ngjyrë të verdhë dhe të zezë, të kombinuar me xhinse dhe një palë papuçe nga brendi “Ugg”.

E zonja e hitit “New Rules” i mbante të lirshme flokët e saj të kuqe të çlirët ndërsa kishte me vete edhe një çantë të zezë dhe shikonte në sytë e të dashurit.

Ai ishte i veshur plotësisht në të zeza – një xhaketë xhinse me fermoar dhe pantallona të zeza sportive – ndërsa mbante një kafe me akull me dorën e tij të majtë.

Këngëtarja dhe i dashuri i saj po e shfaqnin dashurinë ndërsa shijonin shtrëngime dhe të qeshura së bashku. Turner, megjithatë, nuk është i panjohur për vëmendjen e medias.

Aktori ka luajtur në projekte kinematografike si: “Assassin’s Creed”, “Fantastic Beasts” dhe “Master’s of the Air”.

Ata janë parë së bashku që nga janari, kur këngëtarja e hitit “IDGAF” u pa duke e mbështetur atë në festën pas premierës së serialit të tij më të fundit.

Në një intervistë me “Rolling Stone”, ajo tha: “Njohjet, mendoj në përgjithësi, janë paksa të ndërlikuara”.

“Është ose përmes miqve të miqve apo njerëzve që beson ku mund të takosh njerëz të rinj, sepse të takuarit nuk është vërtet kaq e thjeshtë kur je, mendoj, një person publik”, tha ajo.

Dua, emri i së cilës në shqip do të thotë ‘dashuri’, është vetëm në fillimet e marrëdhënies me Turnerin ndërsa të dy po njihen me njëri-tjetrin.

Në janar të hershëm, marrëdhënia e tyre u konfirmua kur u panë duke kërcyer ngadalë së bashku pasi dolën bashkë në një mbrëmje.

Çifti, që shpenzon shumë kohë së bashku, shpesh shihet në eventet e Hollywoodit ose ceremonitë e çmimeve.

Në shkurt, ata morën pjesë së bashku në ‘after-partyn’ e edicionin e 66-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Grammy Awards, dhe dukej sikur menjëherë ranë në dashuri me njëri-tjetrin.

Viti 2024 pritet të jetë një vit i veçantë për sensacionin e muzikës pop, pasi ajo është prijëse e lineup-it të Festivalit më të madh të muzikës në Angli, “Glastonbury 2024”, së bashku me emra si SZA dhe Coldplay.

Por kjo nuk është gjithçka, albumi i saj i shumëpritur i tretë – “Radical Optimism” – është caktuar të lansohet më datë 3 maj 2024.

Vetëm muajin e kaluar, ylli publikoi solo këngën e dytë të albumit, e titulluar “Training Season”, pas publikimit të këngës së parë “Houdini”.

Tags: Dua Lipa

të fundit

Aliba Bellingham mohon lidhjen me Andrew Mountbatten-Windsor: Jemi vetëm të njohur

Aliba Bellingham, gruaja që u përfol si partnerja e re e Andrew Mountbatten-Windsor, ka reaguar për herë të parë ndaj…

2 minutes ago

Zbulohet kapiteni i ri i Portugalisë pas largimit të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja

Bernardo Silva do të jetë kapiteni i ri i përfaqësueses së Portugalisë, duke marrë shiritin që për më shumë se…

7 minutes ago

Nga ndeshja e yjeve në Cyrih te patericat në Torino: Del Piero pëson lëndim serioz

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pësuar një lëndim gjatë një ndeshjeje miqësore në Cyrih, ku morën pjesë edhe…

8 minutes ago

Visar Memeti voton për Këshillin Kombëtar Shqiptar: Çdo votë ka rëndësi

Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…

20 minutes ago

Leoni XIV shkon në Argjentinë, vizita e Papës zhvillohet në sfondin e tensioneve me Milein

Papa Leoni XIV do të nisë të hënën vizitën e tij të parë zyrtare në Argjentinë, në një udhëtim që…

20 minutes ago

Danillovski paralajmëron për rrezikun e fruthit: vetëm pesë raste, por mbulimi me vaksina po bie

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

23 minutes ago