showbiz

Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Callum Turner, janë shfaqur të dashuruar gjatë një nate në qytet në New York të hënën në mbrëmje.

Këngëtarja 28-vjeçare dhe aktori 34-vjeçar u panë së pari duke mbajtur duart ndërsa dilnin nga një restorant në West Village, shkruan DailyMail.

Artistja fituese e Çmimit Grammy – e cila ishte nderuar së fundmi gjatë mbrëmja gala të “Time 100” e përzgjedhur si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë – dhe i dashuri i saj u fotografuan më vonë ndërsa bënin një shëtitje të shkurtër përpara se të ktheheshin në hotelin e tyre.

Dua Lipa mbante të veshur një pallto të madhe me stampë karo që ishte kontrast në mënyrë të përkryer me bluzën e saj të ndezur të verdhë, e cila ekspozonte shumë nga pjesa e saj e tonifikuar e mesit gjatë natës së saj në qytet.

Këngëtarja e hitit “Don’t Start Now” gjithashtu mbante një fund mini me dantella të bardha, taka të përputhura dhe një palë çorape me pika.

Këngëtarja e suksesshme pasuroi pamjen me një çantë të bardhë të ndritshme dhe një palë vathë që shkëlqenin ndërsa shijonte shoqërinë e të dashurit të saj.

Flokët e saj të ngjyrosur të kuqe mbeteshin të lëshuar dhe binin mbi gjoksin e saj dhe supet.

Turner mbante një pamje relativisht të thjeshtë, me një xhaketë të kuqe lëkure me zinxhir, pantallona të gjera të zeza dhe atlete të markës “Nike”.

Dua Lipa dhe partneri i saj u njohën për herë të parë këtë janar kur u panë bashkë gjatë premierës së “Masters Of The Air” në Londër.

Aktori u kap nga TMZ ndërsa dilte nga ngjarja dhe mbeti pa fjalë kur u pyet nëse ishte në një marrëdhënie romantike me këngëtaren.

Çifti duket se konfirmuan marrëdhënien e tyre për publikun kur u panë duke u puthur gjatë një nate në Los Angeles, sipas revistës People.

 

të fundit

Horoskopi 4 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do…

7 hours ago

Qeset poshtë syve: çfarë problemesh shëndetësore mund të fshehin

Shfaqja e qeseve poshtë syve shpesh shihet thjesht si një problem estetik, i lidhur me net pa gjumë ose me…

7 hours ago

De Biasi rrëfen për herë të parë, karrierën si lojtarë dhe miqësinë me Edi Ramën

De Biasi, ish-mesfushor, sot trajner, po pret një telefonatë për aventurën e tij të radhës: “Përvoja më bën të ndihem…

7 hours ago

Tarifat e reja doganore hyjnë në fuqi së shpejti, Shtëpia e Bardhë: Masat janë thuajse përfundimtare

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj një sërë shtetesh, si pjesë e…

7 hours ago

Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të…

8 hours ago

RTSH në kolaps financiar, Eni Vasili shkresë Ministrisë së Financave: Janë konstatuar miliona euro abuzime, ku kanë shkuar fondet

Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) ndodhet përballë një krize të rëndë financiare, e cila kërcënon seriozisht funksionimin e tij normal. Lajmi është…

8 hours ago