Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shfaqur duke u puthur me partnerin e saj, Callum Turner, në Los Anxhelos.
Këngëtarja e hitit “One Kiss” dhe aktori britanik, u panë duke u puthur, përqafuar dhe buzëqeshur ndërsa morën kafe dhe bënë disa blerje.
Çifti dukej shumë i lumtur dhe po shijon fazat e para të lidhjes së tij.
Si një kavalier i vërtetë, Callum kishte hedhur krahun mbi shpatullat e Duas dhe mbante çantat e saj.
Kjo është hera e dytë që Dua dhe Callum, dalin së bashku në publik.
Në fillim ata u panë në një restorant të famshëm me kuzhinë aziatike, ku bënë publike lidhjen e tyre.
Historia e tyre ka habitur fansat dhe njëkohësisht ka shkaktuar një zhurmë të madhe.
Kjo ngjarje e fundit, duket se vetëm përforcon pozitën e tyre si një ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it.
Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Davosit. I ftuar në…
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” , Erik Lloshi. Ai përfundoi rrugëtimin…
Kreu i Hetimit Tatimor, Anton Martini ka mohuar çdo përfshirje dhe akuzë lidhur me çështjen e hakerimit të SPAK. Në…
Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit të Paqes si dhe foli për bisedën e saj…
Aktori i humorit Bes Kallaku ka shpërndarë në rrjete sociale tatuazhin e tij më të ri dhe i dedikohej një…