showbiz

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Drilon Rama ka realizuar ‘vlog’-un e parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3, ku edhe u shpall fitues.

Ai ka folur për eksperiencën në këtë format, lojën që ka zhvilluar si dhe për raportet me ish-banorët.

Flet gjithashtu për sfidën më të madhe që ka hasur brenda dhe se si është pritur jashtë nga njerëzit që e kanë ndjekur.

“Sfida më e madhe personalisht ka qenë që është dashur të rri më shumë njerëz se unë jam mësuar me pak njerëz, rrethin tim e kam shumë të vogël edhe që të kanë gënjyer në sy, të kanë ofenduar, bullizuar. Ti prapë se prapë është dashur të mbash kontaktin me ta, se je në një shtëpi. Nuk është sikur jashtë se ti jashtë nuk flet, qajo ka qenë sfida personalisht më e madhe. Unë jam marrë me të për shkak të lojës”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Me çka jam krenar, nuk ka pasur ndonjë moment që kam dalë shumë prej vetes, që e kam fëlliqur gojën. Për momentin nuk jam marrë me banorë shumë të Big-ut. Po mbase t’i përfundoj shikoj me kë të më rrihet”.

Mes tjerash fituesi i edicionit të tretë shtoi: “Ka pasur njerëz që na kanë hyrë në shtëpi, ka pasur momente kur kanë thirrur disa vajza që kanë qarë nëpër telefon, edhe disa nëna që i kam takuar jashtë më kanë thënë ‘ishalla bëhet djali im si ti’. Më kanë prekur më shumë, më kanë gëzuar”.

Në vend të dytë vlen të ceket se u rendit Xheneta Fetahu kurse në të tretin gazetari Vullnet Krasniqi.

Tags: bbvkDriloni

të fundit

SPAK kontrolle edhe te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i SPAK, ku goditi një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike,…

9 minutes ago

Vatër zjarri në kodrat e Tragjasit/ Era dhe terreni i thyer vështirësojnë punën për shuarjen e flakëve

Prej mesditës së sotme, rreth orës një vater zjarti ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas. Flakët, të ndihmuara nga era,…

51 minutes ago

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e…

1 hour ago

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi nga Hamasi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se qëllimi i Izraelit…

2 hours ago

Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të…

2 hours ago

Beteja me flakët në Finiq dhe Mallakastër, avionët suedezë dhe kroatë në aksion për shuarjen e zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para…

2 hours ago