showbiz

Drake thyen rekord historik në Britani, tre albume njëkohësisht në Top 10 dhe dominon Spotify!

Drake u bërë artisti i parë që debuton me tre albume studio njëkohësisht në Top 10.
Më 15 maj, Drake publikoi albumin kryesor “Iceman”, si edhe dy projekte surprizë, “Habibti” dhe “Maid of Honour”. Të tre albumet hynë menjëherë në listën zyrtare britanike të albumeve, me “Iceman” që debutoi në vendin e parë, ndërsa “Maid of Honour” dhe “Habibti” u renditën në vendin e gjashtë dhe shtatë.

Kompania zyrtare e klasifikimeve muzikore në Britani konfirmoi se Drake është artisti i parë që arrin një rekord të tillë me tre albume studio në Top 10 në të njëjtën kohë.
“Iceman” shënon albumin e shtatë të Drake që arrin vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe projektin e tij të 17-të që futet në Top 10. Tre albumet përmbajnë gjithsej 43 këngë dhe bashkëpunime me artistë të njohur si Central Cee, 21 Savage dhe PARTYNEXTDOOR.

Të lidhura

None found

Pas publikimit, Drake theu edhe rekorde në Spotify, duke u shpallur artisti dhe albumi më i dëgjuar brenda një dite gjatë vitit 2026.

Albumet e reja vijnë pas përplasjes së bujshme me reperin Kendrick Lamar, konflikt që dominoi skenën e hip-hop-it në vitin 2024 dhe që duket se rikthehet sërish në tekstet e projekteve të reja.

“Iceman” fokusohet më shumë te rap-i klasik dhe hip-hop, “Habibti” anon drejt R&B-së, ndërsa “Maid of Honour” sjell influenca të muzikës dance.

Kritikët kanë dhënë vlerësime të ndryshme për projektet. “Rolling Stone” i cilësoi disa pjesë si “plot vetëbesim dhe energji”, ndërsa “The Independent” shkroi se Drake “mbetet armiku më i madh i vetes”.

Tags: BritaniDrake

të fundit

Mbappe i përgjigjet kritikave: Pas 10 vitesh përsosmëri, vëmendja përqendrohet te ato që nuk bën

Kylian Mbappe u është përgjigjur kritikave për paraqitjet e tij pa top, duke thënë se pas viteve të performancave të…

18 minutes ago

Debat për pagat e magjistratëve, Manjani dhe Sulo përplasen për përgjegjësinë ligjore

Debati për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përplasur në studion e “Now me Erla Mëhillin” juristin Ylli…

20 minutes ago

Ahmataj: Skënderbeu synon fitoren në çdo stadium, emocione para sfidës me Tiranën

Juljan AhmatajNë prag sfidën mes Skënderbeut dhe Tiranës që do të luhet ditën e nesërme duke filluar nga ora 18:30,…

20 minutes ago

Pas kolapseve verore, Musiala rikthehet titullar dhe shënon për Bayernin në sfidën me Bodo/Glimt

Jamal Musiala ka bërë rikthimin e shumëpritur në formacionin startues të Bayern Munichut, duke e festuar këtë me gol në…

21 minutes ago

25 vite pas 11 shtatorit/ Si u shua Al-Qaeda, nga goditjet e inteligjencës te përplasja me ISIS-in

Al-Qaeda ka marrë fund. Organizata e themeluar dhe drejtuar nga Osama bin Laden, e cila 25 vite më parë sulmoi…

30 minutes ago

Protesta e 42-të në Divjakë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën

42 ditë në protestë kanë shënuar mbrëmjen e së enjtes banorët e Divjakës. Edhe pse të vegjël në numër, protestuesit…

35 minutes ago