showbiz

Drake i dhuron 10 mijë dollarë fanses që u bë si ai

Drake, një nga reperët më të njohur në botë, i dhuroi 10,000 dollarë një fanse që fitoi një konkurs sozish, organizuar nga Casuals Cakery në qytetin e tij të lindjes, Toronto.

Në garën e zhvilluar të shtunën, fansat konkurruan duke u veshur si reperi i “God’s Plan”, duke sjellë stile të ndryshme nga pamjet e tij ikonike ndër vite.
Pas lajmit për konkursin, pastiçeria organizatore ndau një mesazh në Instagram ku tregonte se vetë Drake kishte kontribuar me “10 bands” (10,000 dollarë) për çmimin kryesor.

Të lidhura

None found

“Po, kjo është e vërtetë dhe reale! Shpresoj që doppelgänger-ët e Drake të jenë gati,” shkruante Casuals Cakery në postimin e saj.

Makayla Chambers, e cila shkëlqeu me pamjen e saj si “Girl Drake,” mori çmimin e madh.

Ajo kishte rikrijuar stilin e Drake me flokë të kapura në dy bishta, një mjekër të rreme, një triko të madhe bezhë dhe pantallona të zeza – frymëzuar nga një pamje e reperit më herët këtë vit.

Në konkurs morën pjesë edhe shumë të tjerë me versione të ndryshme të Drake, si “Ozempic Drake,” “Denim Drake” dhe “Durag Drake,” siç u tregua në një video të ndarë nga influencuesi Anthony Po.

Vetë Drake, 38 vjeç, postoi momente nga konkursi në rrjetet sociale, duke shkruar, “E dua këtë qytet,” së bashku me emoji që qeshin.

Tags: Drakereperi

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

3 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

4 hours ago