showbiz

Dojna Mema flet për babanë e ndjerë: E gjithë forma e tij fizike është brenda meje

Dojna Mema, ka ndarë së fundmi një rrëfim të sinqertë dhe të ndjerë mbi humbjen e babait të saj dhe ndikimin e saj në jetën dhe karrierën e saj.

Në një intervistë për ‘Sol’ në Klan Kosova, Dojna kujtoi periudhën e vështirë kur humbi babanë, duke rrëfyer se humbja e tij i ka dhënë një forcë të brendshme që e ndihmon të ngrihet pas çdo rrëzimi, si në jetë ashtu edhe në profesion.

Të lidhura

None found

“Më vjen një forcë e brendshme shumë e madhe që di të ringrihem, është shumëfishuar në momentin që babi im u largua nga kjo botë. Më duket se qëkur babi iku nga kjo botë dhe shkoi në tjetrën unë kam një person brenda meje që gjatë gjithë kohës më bën mua të ngrihem, sa herë që rrëzohem. Gjatë gjithë kohës më thotë: “Shiko, se kjo që ndodhi e ty të duket kaq e keqe ndodhi për një gjë më të mirë. Dhe kjo është ndoshta e vetmja gjë e bukur në gjithë këtë trishtim të madh, forca e mbinatyrshme që njerëzit nuk e kuptojnë nga u vjen. Unë e di që më vjen nga një engjëll.” tha Dojna.

Në intervistën e saj, Dojna theksoi gjithashtu se e dinte që babai i saj nuk do të dëshironte ta shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ndaj dhe u rikthye në ekran tri ditë pas ndarjes së tij nga jeta.

“E dija që babai im nuk do donte të më shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ai do donte të shihte të bëja atë gjë që unë doja më shumë,” tha ajo. Megjithëse kanë kaluar disa vite, çdo ditë mbetet e vështirë për të.

“Është akoma shumë e vështirë humbja e tij pavarësisht se kanë kaluar 5 vite. Me kohën nuk bëhet më e thjeshtë. Je thjesht ti që mësohesh me faktin se nuk e ke më atë person, koha nuk e shëron mungesën e atij njeriu. Por, e ndjej të pranishëm kudo dhe më mban shumë të fortë. E gjithë forma e tij fizike është brenda meje, truri i tij është truri im, dora e tij është dora ime, është shumë e çuditshme për tu shpjeguar.” përfundoi moderatorja.

Kujtojmë që babai i Dojnës humbi jetën 5 vite më parë nga një sëmundje e rëndë.

të fundit

Bayern Munich mbështet Harry Kane për triumfin në garën për Topin e Artë

Bayern Munich ka deklaruar publikisht se sulmuesi Harry Kane meriton të fitojë Topin e Artë, duke përmendur rekordin e jashtëzakonshëm…

4 minutes ago

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Zhu Rongji, “cari ekonomik” që kontribuoi në ngritjen e Kinës si fuqi botërore

Zhu Rongji, ish-kryeministri kinez dhe një nga figurat kryesore të transformimit ekonomik të vendit, ka vdekur në moshën 97-vjeçare. [...]Read…

5 minutes ago

We Blocked Each Other,” Amber Explains Conflict With Loredana

Amber ka folur së gundmi në një intervistë për jetën e saj personale, raportet me personazhet e tjerë dhe prapaskenat…

9 minutes ago

Ukraine Under Russian Attack Overnight, Two Killed and Dozens Injured

Të paktën dy persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve ruse gjatë natës në disa rajone…

9 minutes ago

Climatologist Warns After Heatwave: This May Be the Coolest Summer of the Next 300 Years

Nga i nxehti ekstrem, tek stuhi të dhunshme shiu e rrëshqitje të mëdha toke: Situata me të cilin po përballet…

10 minutes ago

Global Coffee Supply at Risk as Earthquake in Colombia Disrupts Exports

Tërmeti i fuqishëm i magnitudës 7.4 që goditi Kolumbinë ka marrë dhjetëra jetë njerëzish, ka shkaktuar dëme të mëdha e…

10 minutes ago