Categories: showbiz

Dojna i bën urimin më të bukur Vlashentit: Më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër

Vlashent Sata festoi ditëlindjen dhe ishte i pari që i bëri një urim vetes. Ai falenderoi prindërit që i kanë dhënë jetë dhe partneren e tij, Dojna Memën, që për të është dhurata më e çmuar.

“Gëzuar ditëlindjen vogëlush! Faleminderit prindërve plot dritë që më sollën në jetë e ma kanë mbështjellë zemrën plot dashni! Faleminderit ty zemër që je drita, ngjyrat… Ti, dhurata më e çmuar” ka shkruar Vlashenti shoqëruar me një foto nga fëmijëria, një me prindërit e një tjetër me Dojnën.

Të lidhura

None found

Më pas erdhi edhe urimi i shumëpritur nga moderatorja. Kjo është hera e parë që Dojna uron publikisht Vlashentin për ditëlindje dhe ajo ka zgjedhur fjalët më të ngrohta për njeriun e saj të zemrës.

“Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje. Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të dëgjoj një këngë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : “E ka fajin soba, ti je për bukuri”. Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj. Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër. Për ty qe në vend të zemrës ke një diell. Te uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë) #happybirthday #love”, shkruan Dojna në urimin e saj.

të fundit

Maran: “E pakuptueshme që askush s’po e beson Hysajn”, flet për Caprilen, Manajn dhe Muçin

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran ka rrëfyer përvojën e tij të parë në drejtimin e një Kombëtareje, duke folur për…

3 minutes ago

Miratohet në Komisionin e Edukimit projektligji për sponsorizimet, 6 vota pro dhe asnjë kundër

Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka marrë miratimin nen për nen dhe në tërësi në Komisionin për Edukimin,…

7 minutes ago

Kyan Anderson rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, zyrtarizohet te KB Peja

Fundori amerikan, Kyan Anderson është rikthyer në basketbollin kosovar, por këtë herë do ta bartë fanellën e skuadrës së Pejës.…

10 minutes ago

Rekord i ri për Van Gogh-un, “Pemët e gështenjës në lulëzim” arrin 190.4 milionë dollarë në Nju Jork

Piktura e famshme e Vincent van Gogh-ut, e titulluar “Pemët e gështenjës në lulëzim”, është shitur për 190.4 milionë dollarë…

11 minutes ago

Nis në Maqedoninë e Veriut fushata e vaksinimit kundër lisë së bagëtive të imëta

Në përputhje me Vendimin për vaksinimin urgjent të deleve dhe dhive kundër lisë së deleve dhe dhive, i cili u…

11 minutes ago

Nikolloski: Në përgatitje sistemi elektronik që llogarit tarifat rrugore mbi bazën e kilometrave të përshkuara

Autostradat në Maqedoninë e Veriut mund të kalojnë në një sistem të ri elektronik të pagesës së tarifave rrugore, pa…

11 minutes ago