Periudhë kampionati evropian. Mbrëmje në shtëpi. Burri (Eduarti) tifoz i çmendur me Gjermaninë sheh ndeshjen ulur në sallon. Gruaja (Arbana), pasi i ka ardhur nja një orë vërdallë me telefon në dorë duke bërë video e duke keqtrajtuar një tifoz të gjorë, të mundur e lënduar, ulet të vërë bebin në gjumë. Poooor ja ku Gjermania bën gol dhe burri hidhet përpjetë si i çmendur. Gooool. Ndërkohë gruas, e cila nuk e lëshon telefonin nga dora se njëherë vijnë raste si këto, nga e bërtitura e burrit iu zgjua bebi që e kish vënë në gjumë me shumë mundim.
Ka faj ajo që i thotë “do të mbys”? Jo, s’ka. Eeee s’ka, po ‘Instagrami’ nuk e toleron dhunën ndaj burrave.
None found
Dhe ja ku ia ka fshirë storyn sepse kishte përmbajtje dhune. Prandaj, herë tjetër kur t’i thoni burrit “do të mbys”, thuajani në privatësi, që maksimumi ta dëgjojë komshiu. Ama vetëm Instagrami mos ta dëgjojë se te burrat nuk mban hiç, sidomos kur janë tifozë në të drejtën e tyre.
Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç,…
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se ishte GJKKO-ja ajo që refuzoi kërkesën e avokatëve britanikë për t’u…
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, së fundmi sqaroi se klubi kishte vepruar me respekt gjatë tentativës për transferimin e Julian…
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në Bratislavë u takua me ministrin…
Rreth njëzet dyqane që shesin tekstile dhe mallra të tjera u shkatërruan në një zjarr që shpërtheu herët këtë mëngjes…
Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç,…