2 ditë më parë, Marina Vjollca konfirmoi publikisht se është në pritje të ëmbël. Ajo postoi në rrjete sociale foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë në formën më të bukur lajmin e shumëpritur për ndjekësit e saj.
Më vonë ajo postoi dhe një tjetër foto me Getoarin, i cili shfaqej duke përkëdhelur barkun e moderatores.
“Ne të tre”, shkroi Marina përkrah fotos.
Moderatorja mori urime të shumta nga miq, familjarë dhe fansa të saj. Mirëpo ditën e sotme ajo ka marrë dhuratën dhe mesazhin më të veçantë nga stilistja italiane, Elisabetta Franchi, me të cilën po bashkëpunon prej muajsh. Kjo e fundit i ka dërguar Marinës një tufë me lule të bardha për ta uruar për shtatzëninë.
“Nuk ka gjë më të bukur se një jetë e re që po çel! Urime Marina!”, shkruan Elisabetta në pusullën e saj.
Marina e ka ndarë menjëherë në Instagram dhe ka falenderuar stilisten për surprizën e veçantë.
“Të falenderoj nga zemra! Je unike! Të dua”, shkruan Marina përkrah postimit.
Ndërkohë ditën e djeshme Marina zbuloi se është arratisur për disa ditë pushime në ishullin Sejshell së bashku me Getoarin. Çifti kanë shkuar bashkë drejt ishullit ekzotik dhe shtatzënia duket se nuk e ka penguar aspak Marinën për të udhëtuar me avion. Në një video ajo ka treguar se ka qëndruar zbathur në avion për shkak se gratë shtatzëna ndihen më komode në këtë formë.
Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re…
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë…
Jo vetëm në tokë dhe ajër, tani Turqia kërkon të dominojë edhe në ujë, të paktën sa I përket anije…
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu denoncoi atë që e quan një tjetër skandal të zyrave elektorale të PS,…
Futbolli botëror vazhdon të jetë në zi pas lajmit tragjik për vdekjen e sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait…
Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit. 82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen…