showbiz

Do ta moderojë apo jo ajo “BBV 3”? Ky reagim i fundit i Arbana Osmanit thotë gjithçka

Pavarësisht se bëhet shpesh pjesë e polemikave, vetë Arbana Osmani mundohet t’i shmangë ato.

Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohej nga Arbana. U raportua se ajo ka pasur disa përplasje me drejtuesit e televizionit dhe këtë vit prezantimi i formatit mund të mos i besohej asaj. Sipas atyre që qarkullon në media, reality-shoë mund të moderohej nga Ledion Liço ose Bora Zemani.

Teksa ende nuk dihet sa të vërteta janë këto zëra që po qarkullojnë, u vu re se Arbana dhe Ledioni nuk ndiqen më në Instagram. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, por në këtë mënyrë ata i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Kur rrjeti po zien mbi këtë lajm dhe ka nisur pyetja “Kush do e zëvendësojë Arbanën”, kjo e fundit ka bërë disa reagime në mediat sociale që duken si përgjigje.

Kështu, Arbana së fundmi në një postim në Instagram ka zgjedhur të pëlqejë (like) të gjithë komentet që thonë se BBV 3 nuk do bëhet dot pa drejtimin e saj.

të fundit

De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa

“Saga” Asllani po shkon në ditët e fundit, kjo pasi merkato e dimrit përfundon më 1 shkurt. Këtë periudhë, që…

13 minutes ago

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gent Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi

Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Doganave pas dorëheqjes së Gent Gazhelit. Beja ka qenë më herët sekretar…

51 minutes ago

Vendimi i Peleshit në kundërshtim me rregulloren/ Kuvendi shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, BIRN: Mbi një muaj e gjysmë zvarritje nga mazhoranca socialiste

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka njoftuar shtyrjen pa afat të mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e…

1 hour ago

Duke qarë, Ina qëndron e vetme pas përjashtimit nga gara të Keijsit

Dy zarfa të zinj u futën të martën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Njëri prej…

1 hour ago

Detaje të reja të skandalit seksual që tronditi Malin e Zi – publikohen mesazhet në WhatsApp

Një skandal seksual ka tronditur skenën politike në Malin e Zi, pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe foto…

1 hour ago

Udhëtimi i fundit drejt Lionit/ Rrëfehet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK që vdiq në aksidentin tragjik: Vasili kishte lindur në Greqi, i ati…

Vasil Palo, ishte një prej dy shqiptarëve dhe 7 tifozëve të PAOK-ut, që humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës…

2 hours ago