showbiz

“Do ta dua gjithmonë”, konfirmohet ndarja mes aktorit William Levy dhe bashkëshortes Elizabeth Gutiérrez

William Levy dhe gruaja e tij, Elizabeth Gutiérrez, janë ndarë pas 20 vitesh martesë.

Aktori kuban dhe gruaja e tij, gjithashtu aktore e famshme meksikane, kanë vendosur të ndajnë rrugët në lidhjen e tyre pasi i dhanë vetes një shans të dytë për të kapërcyer një krizë të thellë martesore që po përjetonin pak më shumë se një vit më parë.

Ishte vetë aktorja që konfirmoi ndarjen në një intervistë për “Ely”. Ajo  ka folur për herë të parë për fundin e martesës me babain e fëmijëve të saj, Kailey, 14-vjeç, dhe Christopher, 14-vjeç.

45-vjeçarja ka rrëfyer se vendimi nuk ka qenë i lehtë, duke shtuar se vendosmëria për të mbyllur këtë kapitull të jetës së saj është kryesisht një premtim për veten për një fillim të ri dhe fokusohet në të ardhmen e saj dhe mirëqenien e fëmijëve, shkruajnë mediat e huaja.

“Aktualisht nuk jemi bashkë. Nga ana ime, nuk ka qenë kurrë për mungesë dashurie, thjesht mendoj se nuk jam e njëjta vajzë që kam qenë 20 vjet më parë që kam takuar. Ajo që duam në këtë moment është ndryshe. Do ta dua gjithmonë, do t’i uroj gjithmonë më të mirat dhe siç e kam thënë gjithmonë, duke qenë me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur. U dashurova me buzëqeshjen e tij… dua ta shoh gjithmonë duke buzëqeshur. Une nuk e di; ka gjëra që nëse nuk ndryshojnë, duhet t’i ndryshosh. Dhe ky ishte opsioni që duhej të merrja”,-tha Elizabeth Gutierrez.

të fundit

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja (EMRI)

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…

14 minutes ago

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…

19 minutes ago

Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA)

Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…

36 minutes ago

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

1 hour ago

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…

2 hours ago

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…

2 hours ago