Categories: showbiz

“Do ta çoj në shtëpi”, detaji që ngre dyshime për Kidën dhe futbollistin shqiptar (FOTO LAJM)

Futbollisti me origjinë shqiptare, Valon Berisha, është i angazhuar me skuadrën franceze “Stade Reims”. Ai është shumë i njohur tashmë jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe jashtë tyre. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ku ka folur për angazhimet e tij personale dhe profesionale.

Madje gjatë intervistës ai shprehu hapur pëlqimin për këngëtaren e famshme shqiptare, Kida. Kur u pyet se cilën nga këngëtarët shqiptare pëlqen dhe do e çonte në shtëpi, ai përmendi emrin e Kidës. Futbollisti nuk e fshehu fare pëlqimin për këngëtaren dhe ne nuk e dimë ende se si do e ketë pritur ajo këtë deklaratë të Valonit.

Por fakti që Kida dhe futbollisti ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram, pra njihen dhe Valon u shpreh ashtu publikisht ngre dyshime se vërtet mes tyre ka diçka, por kjo mbetet në kuadër të aludimeve./albeu.com/

Kujtojmë se deri më sot Kida nuk ka pasur ndonjë lidhje publike, pasi ka preferuar që të përqendrohet e gjithë fama e saj vetëm tek muzika. Sot ajo është një nga këngëtarët më të suksesshme në Shqipëri, duke prodhuar vit pas viti akoma dhe më shumë hite.

Vetëm pak javë më parë, ajo publikoi këngën “Lila” në bashkëpunim me reperin gjerman Samra. Kënga e tyre rezultoi mjaft e suksesshme, duke grumbulluar në 2 javë më shumë se 5 milionë shikime. Ndërkohë pritet që shpejti Kida të sjellë një duet me reperin e njohur shqiptar, Ledri Vula.

të fundit

Kievi nën sulm masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë

Gjatë natës, Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse. Autoritetet ukrainase, raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes…

15 minutes ago

Tragjike/ Donte të impresiononte fansat, rrjedha e ujëvarës përpin 22-vjeçarin (VIDEO)

Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare…

46 minutes ago

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim

Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…

1 hour ago

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…

2 hours ago

Parashikimi i motit 28 Gusht 2025/ Kthjellime dhe temperatura të larta

Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…

2 hours ago