showbiz

Do largohet nga Portokalli? Zbulohet emisioni që do të moderojë Arjola Demiri: Studiot po bëhen gati

Karriera e Arjola Demirit është prej disa vitesh e ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Krahas aktrimit që jemi mësuar ta shohim në ekranet shqiptare, Arjola disa sezone më pare, ka qënë njëra nga moderatoret e emisionit “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë.

Emisioni u prit mjaft mirë nga publiku vendas, por Arjola vendosi ta ndalonte për shkak të impenjimeve të tjera. Por duket se shumë shpejt aktorja do të rikthehet sërish pranë publiku të Kosovës.

E ftuar këtë të dielë në “N’majë t’gjuhës”, Arjola dhe Xheri na zbuluan se “Ndali dritat” do të rikthehet sërish shumë shpejt.

“Unë shpresoj ti ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës” – u shpreh Arjola.

Xheri gjithashtu zbuloi edhe disa detaje të tjera rreth programit. Moderatorja tregoi se në sezonin e ri emisioni do të vinte dhe me një ambient totalisht ndryshe pasi një studio e re po ndërtohej posaçërisht për këtë show.

Ne jemi në pritje të detajeve të tjera të cilat me siguri do të na i zbulojë vetë Arjola me kalimin e ditëve.

të fundit

Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët…

1 minute ago

Rritja e çmimeve/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë

Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor, thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë…

30 minutes ago

Kontrabandistët shqiptarë promovojnë “paketa udhëtimi” me çmim 12 mijë paund, qeveria britanike forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet e paligjshme në rrjetet sociale

Kushdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet Kanalit të La Manshit, apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale mund të…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 3 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.3 lekë. Euro, blihet me 96.2…

1 hour ago

Parashikimi i motit 3 Gusht 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në…

2 hours ago

Horoskopi 3 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot ndiheni të mbështetur nga partneri, ndërsa beqarët mund…

9 hours ago