showbiz

Do e pranonte ftesën për në BB VIP 3? Agron Llakaj befason me përgjigjen: Njerëzit e pëlqejnë…

Aktori i mirënjohur Agron Llakaj, ishte sot i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për karrierën dhe jetën e tij private. Ndër të tjera, artisti është pyetur nëse do t’a pranonte ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 3”, pasi njerëzit janë kuriozë t’a shikonin në këtë format.

Llakaj tha se do të jetë i sinqertë me përgjigjen e tij, dhe kujtoi se çfarë i ka thënë Donald Veshajt kur është bërë pjesë e edicionit të parë.

“Në qoftë se duhet të jemi të sinqertë se nga Tepelena flasim drejtpërsëdrejti. Unë nuk kam asgjë me Big Brother sepse mbaj mend se ku ka vajtur Donaldi, unë kam përcjellë një mesazh. I kam thënë Donaldit ‘unë investova dhe të rrita për luan pylli, jo për luan kafazi’. Është një jetë e mbyllur dhe duke qenë si e tillë, është një projekt që njerëzit e mbështesin. Në momentin që në televizionin që investohet, kur shikon që ajo nuk ecën, natyrisht që nuk riinvestohet. Njerëzit e pëlqejnë, nuk e di”, tha Llakaj.

Kur moderatorja Neada Muçaj i tha se ‘ju personalisht nuk e pëlqeni’, artisti u shpreh

“Nuk mund të them fjalën nuk e pëlqej. Ajo nuk ka asnjë gjë të keqe, nuk më duket se ai që futet aty tregon vlerat, do të tregojë veten, më të mirat. Jemi këtu në radio, hajde trego veten këtu apo në televizion.

Ai është një spektakël shumë i suksesshëm, unë jam marrë dhe kam bërë humor me të edhe në Portokalli kur kam qenë, por edhe në Al Pazar. Por nuk do të thotë se mosdakordësia ime do të thotë se kështu është”.

të fundit

Një vit pa një javë i arrestuar/ Kush e futi në burg Erion Veliajn?

Erion Veliaj është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.…

4 hours ago

U “maskua” me mbiemrin e gruas për të shmangur dëbimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri…

5 hours ago

“Dora e vogël që mbron shumë”, Xhensila emocionon me postimin për fëmijët

Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment…

6 hours ago

SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë…

6 hours ago

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit…

7 hours ago

EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas…

7 hours ago