Gjatë ditës së sotme në rrjet qarkulluan zëra se Bes Kallaku do të linte spektaklin e humorit “Kosherja” për t’u rikthyer sërish në “Portokalli’. Burime për “Kryefjala” bënë të ditur se aktori ka realizuar një takim me Filip Çakulin, ku mendohet se shkak ka qenë biseda për një rikthim të mundshëm në shtëpinë e tij. Gjithashtu thuhej se Besi do të priste të mbyllte sezonin tek “Kosherja” për t’u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër.
Por në gjithë këtë lajm nuk ka asgjë të vërtetë!
None found
Besi ka reaguar së fundmi dhe ka treguar se ai nuk ka ndërmend të largohet nga “Kosherja”. Ai ka publikuar në Instagram disa video me kolegun e tij të “TikTok Girls”, Juxhin Plovishtin, ku të dy shihen pranë një koshere bletësh. Besi tregon se atë e kanë pickuar disa bletë dhe me këtë rast ka treguar si qëndron e vërteta e largimit të tij nga spektakli i humorit.
“Përveç naj thumbi, unë jam shumë mirë tek Kosherja”, shkruan Besi në një foto.
Më pas ai është shprehur me shaka se një ditë ka takuar Çim Pekën e tashmë ka frikë se mos thonë se ka lënë “Kosheren” për “Çim Peka Live”.
“Unë pasdite takova edhe Çim Pekën. Ishalla nuk del lajmi që do lej Kosheren për Çim Peka Live. Zoti ju rujt!”, shkruan Bes Kallaku.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…