showbiz

Djali i këngëtares së njohur i jep fund jetës (FOTO LAJM)

Djali 17 vjeçar i këngëtares së njohur irlandeze Sinead O’Connor ka ndërruar jetë, si pasojë e vetëvrasjes.

E pikëlluar nga vetëvrasja e të birit të saj, ajo ka kërcënuar se do të padisë spitalin që la të dilte jashtë djalin e saj adoleshent që kishte tentuar më parë vetëvrasjen, dy ditë para se të gjendej i vdekur.

Të lidhura

None found

Këngëtarja e njohur e viteve 1990-të thotë se spitali i kryeqytetit irlandez Dublin, refuzon të marrë përgjegjësi për largimin e të birit Shane dhe shpalljen e tij të humbur.

Nëna 55 vjeçare në zi konfirmoi se adoleshenti ka humbur jetën teksa e përshkruante atë si “drita e jetës time”.

Duke i bërë homazh të birit ajo shkruante: “Djali im i mrekullueshëm, Nevi’im Nesta, Ali Shane O’Connor, vendosi t’i japë fund përpjekjes këtu në tokë dhe tashmë është me Zotin”.

“Ai u prehtë në paqe dhe askush mos ndjektë shembullin e tij, fëmija im, të dua shumë, qofsh në paqe”.

Policia kishte bërë më parë apel për adoleshentin e zhdukur që prej të enjtes.

Nëna e tij, e cila ka tre fëmijë të tjerë, i ishte lutur publikisht të shkonte te policia dhe të mos lëndonte veten.

Por tashmë Sinead dënon politikat dhe veprimet e stafit të spitalit “Lynn ëard” që nuk bënë sa duhet për të mbrojtur adoleshentin e trazuar.

Ajo tha: “Si mundet që një 17-vjeçar i trazuar dhe në mbikqyrjeje vetëvrasjeje të humbase nga spitali “Tallaght Hospital”???”

“Spitali refuzon të mbajë përgjegjësi për detyrën e tyre. Vjen padia”.

Gjatë ditëve që ai ishte i humbur, nëna lutej që i biri të kthehej në shtëpi.

Ajo shkruante: “Shane, jeta jote është kaq e çmuar. Zoti nuk ta gdhendi kot atë buqëqeshje të

mrekullueshme në fytyrë”.

“Të lutem mos e lëndo veten. Shko te ‘Gardai’ që të të shoqërojnë në spital”, shtonte Sinead, duke iu referuar policisë vendase.

Policia njoftoi sot në një deklaratë: “Pas zbulimit të një trupi sot në zonën Bray kërkimet e personit të humbur në lidhje me 17-vjeçarin Shane O’Connor, janë ndërprerë.”

Sinead O’Connor, Bray, Ireland, March 2020, by Laura Hynd.

 

të fundit

Prokuroria kërkon paraburgimin e Egzon Reshanit, ndaj tij disa procedura penale

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon…

2 minutes ago

Tensionet SHBA-Brazil, administrata Trump revokon vizën e ambasadores braziliane në Uashington; Lula denoncon përshkallëzim të qëllimshëm

Administrata e Donald Trump ka revokuar vizën e ambasadores së Brazilit në SHBA, Maria Luiza Ribeiro Viotti, duke përshkallëzuar përplasjen…

13 minutes ago

Prokuroria e Mitrovicës thërret pesë zyrtarë të Listës Serbe si të pandehur

Përfaqësuesve të Listës Serbe, Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq, u është dorëzuar ftesë nga…

13 minutes ago

Denoncimi i Berishës: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8.5 mln euro Ermal Beqirit, ka përvetësuar qindra miliona euro në favor të familjes së kryeministrit

Këtë të mërkurë, në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka…

17 minutes ago

LSM u kërkon punëdhënësve të mbrojnë punëtorët nga temperaturat e larta dhe të zbatojnë rekomandimet e IShP-së

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bën thirrje të gjithë punëdhënësve, në kushtet kur paralajmërohet se sot dhe në ditët…

19 minutes ago

Person Arrested in Skopje, 25 Packages of Marijuana Seized

Policia ka arrestuar një person në Shkup pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar drogë.Sipas Ministrisë së Punëve të…

19 minutes ago