Djali 17 vjeçar i këngëtares së njohur irlandeze Sinead O’Connor ka ndërruar jetë, si pasojë e vetëvrasjes.
E pikëlluar nga vetëvrasja e të birit të saj, ajo ka kërcënuar se do të padisë spitalin që la të dilte jashtë djalin e saj adoleshent që kishte tentuar më parë vetëvrasjen, dy ditë para se të gjendej i vdekur.
Këngëtarja e njohur e viteve 1990-të thotë se spitali i kryeqytetit irlandez Dublin, refuzon të marrë përgjegjësi për largimin e të birit Shane dhe shpalljen e tij të humbur.
Nëna 55 vjeçare në zi konfirmoi se adoleshenti ka humbur jetën teksa e përshkruante atë si “drita e jetës time”.
Duke i bërë homazh të birit ajo shkruante: “Djali im i mrekullueshëm, Nevi’im Nesta, Ali Shane O’Connor, vendosi t’i japë fund përpjekjes këtu në tokë dhe tashmë është me Zotin”.
“Ai u prehtë në paqe dhe askush mos ndjektë shembullin e tij, fëmija im, të dua shumë, qofsh në paqe”.
Policia kishte bërë më parë apel për adoleshentin e zhdukur që prej të enjtes.
Nëna e tij, e cila ka tre fëmijë të tjerë, i ishte lutur publikisht të shkonte te policia dhe të mos lëndonte veten.
Por tashmë Sinead dënon politikat dhe veprimet e stafit të spitalit “Lynn ëard” që nuk bënë sa duhet për të mbrojtur adoleshentin e trazuar.
Ajo tha: “Si mundet që një 17-vjeçar i trazuar dhe në mbikqyrjeje vetëvrasjeje të humbase nga spitali “Tallaght Hospital”???”
“Spitali refuzon të mbajë përgjegjësi për detyrën e tyre. Vjen padia”.
Gjatë ditëve që ai ishte i humbur, nëna lutej që i biri të kthehej në shtëpi.
Ajo shkruante: “Shane, jeta jote është kaq e çmuar. Zoti nuk ta gdhendi kot atë buqëqeshje të
mrekullueshme në fytyrë”.
“Të lutem mos e lëndo veten. Shko te ‘Gardai’ që të të shoqërojnë në spital”, shtonte Sinead, duke iu referuar policisë vendase.
Policia njoftoi sot në një deklaratë: “Pas zbulimit të një trupi sot në zonën Bray kërkimet e personit të humbur në lidhje me 17-vjeçarin Shane O’Connor, janë ndërprerë.”
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar u shpreh sot sezhvillimi dhe menaxhimi i kompetencave digjitale në arsimin parauniversitar është një nga…
Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, pasi pushuesit po kthehen nga…
Më shumë se 15.000 persona janë mbledhur këtë fundjavë në Teatrin Armani në Milano, për t’i dhënë lamtumirën e fundit…
Fenomeni i “Hënës së përgjakur” “pushtoi” mbrëmjen e sotme, edhe qiellin e Shqipërisë, duke ofruar një spektakël të rrallë për…
Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat…
Në një ceremoni solemne të kryesuar nga Papa Leoni në Vatikan, Carlo Acutis, një djalë i lindur në Londër dhe…