showbiz

Djali i Elton Dedës feston ditëlindjen, kantautori i bën urimin e ndjerë: Nuk kam asnjë këshillë se je i pastër dhe pa mëkate

Kantautori Elton Deda i ka dedikuar një letër të birin, me rastin e ditëlindjes së tij. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, Elton Deda ka ndarë emocionet me të birin dhe momentin kur e pa të birin për herë të parë në spital. E sigurisht nuk ka harruar që t’i tregojë se e do, ndërsa me këshillat është treguar i rezervuar.

“I dashuri, biri im, Fjord! Ne kete 17 vjetor qe e ke sot do doja te te thoja shume gjera. Ne publik madje. Aty ku fatkeqesisht çdo gje merret per dobesi dhe injoranca mbizoteron pa marre parasysh ndjenjat. Do doja te te sqaroja hipokrizine dhe servilizmin, analfabetizmin dhe shtirjen, te te jepja disa keshilla por jam i pafuqishem. Do jete nga ato bisedat tona te gjata, kur Ti me shpartallon me sinqeritetin tend gjithmone. Aty ku poezia merr fund ne kete dashuri pakushte, kur Ti therrite per here te pare ne kete bote. Ne nje spital, me tet’eme e ngujuar 24 ore pas nje serumi i varur ne nje cope hekuri duke te pare Ty, nje kerthi i vockel mes lotesh. Tashme ti je bere burre, dashuron, je i madh, ke planet e tua per jeten, madje edhe me ngushellon kur kam patur momente te veshtira. Nuk dua te te jap asnje keshille biri im. Je akoma i paster e pa mekate. Por edhe kur ti besh, merri pergjegjesite me vertetesi dhe me besim. Te tjerat kur te flasim. Sot, gezoju ditelindjes. Te dua shume biri im!,”-shkruan Deda në postimin e tij.

Të lidhura

None found

Elton Deda është baba i një djali nga martesa me Jola Manin, vajzën e çiftit të njohur Pirro dhe Pavlina Manit, e cila jeton prej vitesh në SHBA.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago