showbiz

Djali është i trembur vetëm qan, Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun: Janë thënë shpifje për mua (VIDEO)

Aktori i njohur Herion Mustafaraj, ka reaguar pas akuzave të familjes Simaku, duke publikuar një video teksa zhvillon një bisedë telefonike me këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila u gjet e pastrehë në rrugët e New York pak javë më parë.

Në video, Mustafaraj përpiqet të sqarojë marrëdhënien e tij me Parashqevinë, ndërsa shprehet se është përballur me probleme në vendin ku punon për shkak të situatës së krijuar.

Ai tregon se në hotel ka pasur probleme, pasi u thanë fjalë të padëshiruara për të, ndërsa Parashqevia tregon se djali i saj Luka, është shfaqur i trembur pas takimit me të dhe vetëm qan.

Biseda e plotë:

Herioni: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.

Parashqevia: I thashë, a e more ti Herionin në telefon. Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim

Herioni: Po, hajde shkojmë

Parashqevia: Edhe Roberti të luaj kitarë dhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur

Herioni: Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…

Kjo video e publikuar nga aktori Herion Mustafaraj, vjen pas akuzave të mbesës së Parashqevisë, Ina Simakut. Kjo e fundit e ka akuzuar aktorin duke pretenduar se ai ka cënuar privatësinë dhe sigurinë e Parashqevisë.

 

Në një deklaratë pak ditë më parë, ajo u shpreh se aktori ka hyrë në dhomën e këngëtares pa leje, duke përdorur kartën e punës së tij në hotel.

“Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës”, ka deklaruar Ina Simaku.

Ndërkohë, Herioni ka treguar se ka pasur miqësi të hershme me Parashqevi Simakun, por akuzat e familjes së saj janë të pavërteta.

të fundit

Seven children from Kindergarten No. 10 in Vlorë taken to hospital amid suspected food poisoning

Shtatë fëmijë nga Kopshti nr. 10 në Vlorë janë paraqitur për ndihmë mjekësore në pediatri, pasi mbrëmjen e kaluar kanë…

4 minutes ago

Explosive blast in municipal employee’s car: Who is the 43-year-old arrested? Three others wanted (NAME)

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi…

5 minutes ago

Cyberattacks and bomb threats: Europe investigates suspected Russian links

Agjencitë europiane të sigurisë kanë nisur një hetim ndërkufitar për të zbardhur origjinën e kërcënimeve të koordinuara për bomba, të…

5 minutes ago

Mystery surrounds 62-year-old’s death in Bulqizë as investigation contradicts accounts of victim’s wife and son!

Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…

5 minutes ago

LAMM: No long delays at border crossings, road traffic flowing normally

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme sot, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut jashtë zonave…

6 minutes ago

Dimitrievski warns ZNAM will leave government if bar exam is held in Albanian

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, tha se Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

6 minutes ago