Sara Berisha dhe DJ PM, nisën një romancë brenda katër mureve të shtëpisë së “BBV1” e cila vazhdon të jetë e shëndetshme dhe ditët e sotme.
DJ PM ishte i ftuar në emisionin “District”, ku është pyetur për jetën e tij profesionale dhe atë private. Padiskutim që nuk mbeti pa u përmendur dhe partnerja e tij Sara, ku ndër të tjera PM u pyet për planet për martesë dhe fëmijë.
I pyetur për planet për dasmë, PM u përgjigj se për momentin nuk kanë plan të bëjnë dasmë, mirëpo kanë dëshirë të kenë fëmijë.
“Nuk e di. S’dua as të të gënjej dhe as të shpik diçka. Nuk është se e kemi menduar për momentin, por kemi pasur një plan ndoshta për të tentuar të bëhemi prindër, por prapë s’dua të gënjej, disa angazhime nga ana e Sarës, disa angazhime të miat hyjnë midis por s’është se nuk e kemi menduar.”
Përsa i përket gjinisë, PM u shpreh se ka dëshirë që fëmijën e parë ta ketë djalë.
“Me rëndësi veç të jetë shëndoshë fëmija. Unë personalisht, në shijen time do të kisha pasur qejf një djalë në fillim, por edhe një vajzë nuk më pengon, përkundrazi më lumturon.“
Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur…
Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës. Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se një vizitë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Ukrainë do të ishte e…
Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat…
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Dyshohet se e mitura…