Categories: showbiz

Divorci me Ogren Ballukun, Neda Karafili dhe avokatja e saj reagojnë në “Goca & Gra”: Askush nuk mund të më ndajë nga fëmijët

Pas vendimit të marrë në kuadër të divorcit të Neda Karafilit me Ogren Ballukun, avokatja e saj, Greta Çela, i ka dërguar një letër emisionit “Goca & Gra”. Ajo thotë se Neda nuk po arrin të takojë djemtë, ndonëse masa e caktuar nga gjykata duhet të zbatohet.

Çela shprehet se, si përfaqësuese ligjore e nënës, e konsideron detyrim profesional dhe moral të denoncojë shkeljet e rënda ligjore e procedurale që, sipas saj, e kanë lënë takimin me fëmijët peng të një situate të papranueshme.

Të lidhura

None found

Sipas avokates, titulli ekzekutiv që rregullon takimet me fëmijët po shkelet haptazi. Ajo e cilëson gjendjen një akt të pastër “vetëgjyqësie”, pasi, megjithëse vendimi i gjykatës kërkon zbatim të menjëhershëm, vullneti i një individi po vendoset mbi urdhrin gjyqësor.

Çela ia atribuon situatën edhe moskryerjes së detyrës dhe anshmërisë së Shërbimit Përmbarimor. Ajo pohon se përmbaruesja nuk pranoi të hiqte dorë nga dosja edhe pasi kryetari i zyrës së përmbarimit vendosi zyrtarisht përjashtimin e saj, duke shpërfillur, sipas avokates, ligjin dhe hierarkinë. Për këtë arsye, avokatja thotë se është depozituar kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka nisur procedim disiplinor.

Në letër, avokatja kërkon gjithashtu që interesi më i lartë i fëmijëve të mbrohet përmes një veprimi të sistemit gjyqësor të mbështetur në standarde të larta profesionale e shkencore dhe në prova të besueshme. Sipas saj, fëmijët nuk duhet të kthehen në armë apo pengje të konfliktit mes të rriturve, por të rikthehen në mjediset e shëndetshme familjare ku u takon të rriten.

Edhe Neda Karafili reagoi përmes një mesazhi dërguar Ori Nebiajt, të cilin kjo e fundit e lexoi drejtpërdrejt në studio. Neda falënderoi për fjalët e mbështetjes, tha se nuk do t’ia harronte hallin që po kalon as armikut të saj më të madh dhe se ka nevojë për çdo ndihmë që mund t’i jepet. Ajo shkroi se Zoti i ka falur tre fëmijë, të cilët i quajti dritat e syve, dhe se askush në këtë tokë nuk mund ta ndajë prej tyre. Në fund, i përqafoi të katërta.

të fundit

Përleshje fatale në hotelin e Bangkokut, vdes turisti amerikan pas konfliktit me ish-kampionin e arteve marciale

Një turist amerikan 46-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti fizik me një ish-sportistin e arteve marciale mikse (MMA), në…

3 minutes ago

Suedi, tifozët e Djurgardenit festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i tyre

Tifozët e skuadrës suedeze Djurgarden festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të tyre dhe disfatën e ekipit, në…

9 minutes ago

Mourinho synon mesfushorin e Dortmundit për Real Madridin

Real Madridi e ka identifikuar mesfushorin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, si një nga objektivat e tyre kryesorë për të…

9 minutes ago

LSDM kërkon hetim për hyrjen e Alta Bankës dhe zgjerimin e saj në sektorin e sigurimeve

Duhet të ketë hetim dhe llogaridhënie për hyrjen e Alta Bankës, pastrueses së parave të Vuçiçit në Maqedoni, kërkojnë nga…

10 minutes ago

Besian Mustafa: Etiketimet e veprimtarëve të LDK-së si UDB-ashë janë absurde

Pas reagimit të deputetes Vjosa Osmani, edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetit të PDK-së,…

10 minutes ago

God knows every language,” Korçë Metropolitan His Eminence Anastas responds to Taulant Balla: Do not desecrate Orthodox clergy with socialist-realist films

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mitropoliti Anastas, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin…

11 minutes ago