Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka festuar ditëlindjen në mënyrë madhështore, duke marrë një surprizë që la pa fjalë ndjekësit e saj.
Që në mëngjes, motra e saj Marina e surprizoi me një ambient buzë pishinës, të dekoruar plot ngjyra dhe dashuri.
Por ajo që mori gjithë vëmendjen ishin mbi 10 mijë trëndafila, të shpërndarë kudo në hapësirën festive, duke e kthyer festën në një skenografi përrallore.
Pamjet e publikuara nga vetë Luana në “Instagram”, tregojnë detaje nga dekorimi i veçantë dhe kanë marrë mijëra reagime brenda pak kohe.
E natyrisht që i gjithë kurioziteti ishte se kush ia dhuroi moderatores këto trëndafila, që kapnin vlerën e mbi 20 mijë euro.
Kujtojmë se prej disa kohësh prezantuesja është ‘single’, ndaj edhe të shumta kanë qenë aludimet se në fakt, një dashuri e re është në horizont për të, duke marrë vëmendjen e mediave, por jo vetëm.
Pas lidhjes me Krenarin, Luana u përfol për një histori me një djalosh të njohur në qarqet e biznesit në Tiranë. Dyshja u zbulua nga fotot në Paris, ku shfaqen në të njëjtin vend në rrjetet sociale.
Megjithatë, kësaj historie duket se iu vu kapaku pa nisur ende mirë dhe prezantuesja ishte sërish beqare.
Por, dhurata mahnitëse e ditëlindjes, ka futur në dyshime ndjekësit.
A është një adhurues sekret dhe ka mundur të organizojë një festë surprizë në vilën në jug, apo tashmë artistja ka nisur një histori të re dashurie dhe djaloshi në fjalë është shumë i dashuruar me të.
Me gjasa edhe këtë herë, vetë Luana do të zgjedhë të mos publikojë asgjë në lidhje me jetën e saj private, por kur flasim për personazhe kaq mediatike sa ajo, vështirë se do të mbetet sekret për shumë gjatë. Ajo që dimë me siguri është fakti se ajo dhe Krenari nuk janë ndarë aspak mirë bashkë.
Gjykata e Lartë e Italisë (Kassacioni) ,ka vendosur se azilkërkuesit nuk mund të mbahen të ndaluar pa miratimin e një…
Tre ditët e ndeshjeve nën kontroll, me 7 pikë nga 9 të mundshme dhe një vend të katërt në renditje,…
Gjatë një interviste për Euronews Albania, ekspertja e IGJEUM, Anira Gjoni, foli lidhur me parashikimin e motit, për muajin shtator.…
Këtë të shtunë, Juljan Shehu dhe Mirlind Daku, dolën në konferencën për media nga stadiumi “Air Albania”, në prag të…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 18-vjeçar i cili ka përplasur me automjetin e tij dy fëmijë që…
Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i mbështetur në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin,…