Një nga nutricionistet më të famshme në Shqipëri Diola Dosti, e cila ka qenë pjesë e Big Brother VIP, për një muaj e gjysmë, së fundmi ka dhënë një intervistë në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku.
Diola Dosti plas “bombën”, sqaron skandalin e ‘kërcimit nudo’ me Xhonatanin në Big Brother VIP
None found
Ndër të tjera Diola foli për marrëdhënien e Luizit me Kiarën dhe sipas saj ka dashuri mes tyre por gjërat brenda shtëpisë janë komplet ndryshe.
Gjatë intervistës ajo e quajti Maestro Armaldo Kllogjerin provokues të ulët dhe pa karakter, duke zbuluar disa prapaskena të banorëve të Big Brother VIP.
Por ndonëse nuk i ka pohuar asnjëhere me zë të lart, ka patur edhe raste që Diolës i ka mbetur hatri me banorë të tjerë, dhe për herë të parë ajo ka zbuluar emrin në emisionin ‘Glamour Zone’.
Ester Bylyku: Cili nga banorët është më mosmirënjohësi?
Diola Dosti: Do thoja Kiara. Kur ajo ishte sëmurë me mesin unë e kam parë si vajzën time, kujdesesha shumë për të. Përgatisja çdo vakt të shëndetshëm dhe kur Arbana e pyeti se cili nga banorët ka treguar kujdes të veçantë për të, ajo nuk më përmendi. U zhgënjeva të them të drejtën. Por ndoshta e ka patur nga emocionet.
Në vijim Diola Dosti i bëri një kamer të fshehtë Bledi Manes, të cilit i tha se ka bërë aksident dhe po humbte ndjenjat. Për të ndjekur reagimin e Bledit, klikoni videon e mëposhtme.
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të lejuar importin e disa produkteve të naftës ruse në Shtetet e Bashkuara…
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet ta shndërrojë përfundimin e krizës institucionale në një mundësi për forcimin e…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.Trafiku në rrugët…
Ish-qendërmbrojtësi Lele Adani është treguar i rëndë me yllin e Kosovës Edon Zhegrova duke deklaruar se ky i fundit nuk…
Nga MPB bëjnë të ditur se lidhur me videon e publikuar më 10.10.2026 në disa portale dhe media elektronike, në…
Autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Preshevë, të premten shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavcit, deputeteve…