Categories: showbiz

Dhuna nuk sjell vëmendje”/ Labinot Rexha komenton përplasjen Kuçi-Marku: Të hetohen TikTok-erët që ofendojnë live

Labinot Rexha reagoi për konfliktin mes Edi Kuçit dhe Joz Markut, duke e dënuar publikisht dhunën dhe sjelljen agresive.

Të lidhura

None found

Gjatë një lidhjeje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, këngëtari e përshkroi Kuçin si një njeri me zemër të mirë, pavarësisht natyrës së tij disi agresive.

Rexha tha se personat që përdorin TikTok-un për të sharë, përplasur dhe krijuar konflikte gjatë transmetimeve live duhet të merren në hetim nga autoritetet.

“Ajo që pashë në televizion është një akt që e dënoj. Ne duhet të kemi këngëtarë që këndojnë këngë popullore. Në këto vite nuk kam dëgjuar një këngëtar t’i këndojë publikut këngë popullore. Është krijuar ideja se duke u bërë gangster dhe duke u rrahur mund të marrësh vëmendje. Por në këtë mënyrë humbet punën, sepse njerëzit druhen të të ftojnë në dasma. Po të isha në vend të policisë, do t’i merrja në pyetje TikTok-erët që ofendojnë live. Kam marrë më shumë se 200 mesazhe nga njerëz që kanë frikë të ndalohen nga policia”, deklaroi ai.

“Edi është disi agresiv, por ka një zemër shumë të madhe. Mjafton të qëndrosh dy minuta me të dhe ai të jep gjithçka. Është një djalë shembullor”, u shpreh Labinot Rexha.

të fundit

Kurti dhe Sorensen shqyrtojnë hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Paris me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.…

9 minutes ago

Milani i Maldinit, Kakës dhe Shevchenkos: skuadra e jashtëzakonshme që mbeti pa Ligën e Kampionëve

Milani i sezonit 2004/05 kishte gjithçka për t'u konsideruar një prej skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit. Nën…

16 minutes ago

Të pandehurit për shpërthimin në kanalin “Ibër-Lepenc” mohojnë sërish fajësinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj të akzuzuarv, Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin…

19 minutes ago

Tahiri i bën thirrje Qeverisë të reflektojë: Raporti i Komisionit Evropian nuk është i opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti,…

19 minutes ago

Gashi mbron Qeverinë: Integrimi në BE mbetet drejtimi strategjik i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti…

19 minutes ago

Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Këtë të mërkurë, studentët kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverisjen…

24 minutes ago