Moderatori Ronaldo Sharka humbi të atin pak kohë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Ai ka reaguar së fundi duke i falenderuar të gjithë për mesazhet ngushëlluese, për të cilat ka thënë se në një moment të dytë do ulet t’i shoh të gjitha.
None found
Ronaldo shkruan në një postim në “Instagram” se dashuria që ka marrë këto kohë ia ka lehtësuar dhimbjen dhe shton se ky Big Brother ishte për babanë e tij, edhe pse nuk fitoi.
Moderatori shkruan më tej se do ketë një kujtim të bukur gjithë jetën, pasi do shoh vazhdimisht momentin kur i ati shkoi në shtëpinë e BB VIP, teksa falenderon Zotin që doli në momentin e duhur.
“Ky postim per te gjithe ju…. Ne emrin tim dhe te familjes time, ju falenderojme publikisht per ngushellimet dhe te gjithe mbeshtetjen emocionale qe na keni dhene te gjithe, jo vetem te afermit, shoqeria e koleget, por te gjithe shqiptaret, ndaj ju kerkoj ndjese publikisht nese nuk kam mundur t’i pergjigjem mesazheve tuaja por besoj qe me mirekuptoni ne kete pjese, pasi jane me mijera. Ne nje momet te dyte do ulem dhe do i shoh nje per nje. Dhimbjen nuk e sheron asgje, koha mbase… por ju na keni dhene shume dashuri keto dite ndaj na e keni lehtesuar sado pak. Im ate u largua i ri, vetem 52 vite jete pavaresisht qe semundja e “plaki” para kohe, ama ne 52 vite jete tregoi qe mundet edhe te jesh njeri i mire, ne kete bote komplekse, dhe pavaresisht “plakjes” fizike, semundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemren. Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama per tim ate po. Do kem gjithe jeten kujtimin me te bukur, perqafimin me te ndjere me audio dhe video, qe sa here te me marre malli do e shoh. Keto dite kam falenderuar Zotin qe kam dale nga shtepia pikerisht ne ate moment, kur im ate kishte nevoje per mua. Faleminderit edhe nje here, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra. Babi, te dua”, shkruan Ronaldo. /albeu.com
Moderatorja dhe influencerja Fjoralba Ponari ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka ironizuar akuzat për abuzime me tenderat ndaj ish-zëvendëskryeministres…
Pas aksidentit të helikopterit të EUFOR-it pranë Brçkos, në Bosnje-Hercegovinë, ku tre persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u…
Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke kundërshtuar mungesën e…
Pas akuzave për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar në disa institucione serbe, sindikatat dhe përfaqësuesit e opozitës po paralajmërojnë për mundësinë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas votimit të ligjit për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë,…
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për…